KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Sali Berisha drejt arrestimit, Kuvendi autorizon sot kërkesën e SPAK, opozita rrethon godinën – Skenarët që parashikohen
Rajon

Sali Berisha drejt arrestimit, Kuvendi autorizon sot kërkesën e SPAK, opozita rrethon godinën – Skenarët që parashikohen

Kosova News
Kosova News 08:25 -21/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kuvendi i Shqipërisë mblidhet sot në një nga seancat më të rëndësishme plenare, ndërsa në pikë të parë të rendit të ditës është dhënia e autorizimit për arrestimin e ish-kryeministrit Sali Berisha.

Vetë zoti Berisha ka paralajmëruar se nuk do të njohë vendimin e Parlamentit. Ndërsa e enjtja parlamentare pritet të prodhojë kaos me flakadanë brenda sallës së Kuvendit dhe paralelisht protestë në ambientet e jashtme.

Këtë herë, pas vetes, për të kundërshtuar SPAK-un dhe për skenarin e së enjtes, Berisha ka edhe deputetin Gazment Bardhi, i cili në një prononcim të mëhershëm theksoi se “detyra jonë është të vijojmë aksionin brenda sallës”.

Por çfarë pritet të ndodhë sot në Kuvend? Cilët janë skenarët që parashikohen?!

Seanca plenare këtë të enjte nis me shqyrtimin dhe votimin e raportit të Këshillit të Mandateve, këshill i cili i dha dritën jeshile autorizimit të kërkuar nga SPAK,  për arrestin me burg apo arrest shtëpie për deputetin Sali Berisha.

Deputetët e opozitës pritet të mbërrijnë në parlament rreth orës 9. Së bashku me ta do jenë edhe tre deputetët më të fundit të përjashtuar me 10 ditë Edmond Spaho, Kastriot Piroli dhe Saimir Korreshi.

Burime për Top Channel nga grupi parlamentar i PD pohojnë se do të përsëriten të njëjtat veprime si seancën e shkuar. Të tentuarit në çarjen e kordonit të gardës për të mundësuar futjen në parlament edhe të tre kolegëve të tyre të përjashtuar, gjë e cila do të bllokojë hyrjen në sallën plenare të deputetëve socialist.

Nuk përjashtohet mundësia e bllokimit të ligjvënësve socialist në hyrjen kryesore të kuvendit dhe në atë anësore nga krahu Akademisë së Shkencave. Nëse ky skenar do të vihet në veprim, atëherë do të kemi përsëritjen e situatave me protestat e Lulëzim Bashës në 2019, kur bllokohej hyrja e deputetëve socialist nga protestuesit e tij.

Deputetët e opozitës e kanë bërë të qartë se nuk do të jenë prezent momentet kur do të votohet raporti këshillit të mandateve, moment i dhënies fuqi absolute autorizimit të kërkuar nga SPAK për deputetin Berisha. Në rendin e ditës të kësaj seance të fundit të parlamentit për këtë vit, janë edhe projektligji me ndryshimet e ngritjes të Komisioneve Hetimore Parlamentare, një tjetër projektligj për ndryshime në ligjin e tatimeve,  si edhe tre ratifikime marrëveshjes ndërkombëtare./tch

Gjithashtu lexoni:

Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet

Terras: Është shumë me rëndësi që Kosova të fitojë statusin e vendit kandidat

Rama: Nëse Shqipëria pranohet në BE, do të ishte rasti më i bukur për të dhënë dorëheqje

Dogana Durrës sekuestron 25,000 euro të padeklaruara në Portin e Durrësit

Kurti për zgjedhjen e presidentit: Ne do të përpiqemi për sa më shumë bashkëpunim me opozitën

Kosova News 21/12/2023 21/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
scattered clouds
15° _ 15°
89%
1 km/h
Wed
28 °C
Thu
25 °C
Fri
27 °C
Sat
29 °C
Sun
28 °C

Lajmet e Fundit

Franca e mposht Senegalin, Mbappe shënon dy gola në ndeshjen e parë
23:09 -16/06/2026
Mihali – Lushtakut: Ti dhe soji yt për 1 vit që e ke mbajt armën në krah, i ke dhënë vetes të drejtën me grabit pasurinë popullit tënd 20 vjet
22:16 -16/06/2026
Sveçla: Kosova është dëshmi e lirisë me sakrificën e dëshmorëve e martirëve
21:38 -16/06/2026
Trump në samitin e G7: SHBA-ja do të rikthejë sanksionet ndaj Rusisë
21:01 -16/06/2026
Kosova dhe Komisioni Evropian mbajnë takimin e komitetit monitorues të Instrumentit të Asistencës së Para-anëtarësimit
20:29 -16/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?