KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » RrGK analizon Raportin e KE-së: Duhet më shumë angazhim për barazi gjinore
Lajme

RrGK analizon Raportin e KE-së: Duhet më shumë angazhim për barazi gjinore

Kosova News
Kosova News 15:14 -15/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Pas raportit të sivjetmë të Raportit për Kosovën të Komisionit Evropian, ka reaguar Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK), duke u fokusuar në çështjen për barazi dhe integrim gjinor. Në Raportin e Komisionit, sipas RjGK-së, kërkohet vëmendje e mëtejshme për rritjen e barazisë gjinore në Kosovë, sidomos në sundim të ligjit, politika sociale dhe siguri.

Në përgjithësi, Raporti adresoi përafërsisht 70% të rekomandimeve të bëra nga RrGK dhe anëtarët e saj. E sipas kësaj organizate , në lidhje me avancimin e barazisë gjinore, Raporti i vitit 2023 thekson se Kosova duhet të bëjë përmirësime në disa fusha.

Në sundimi të ligjit, kërkohet përmirësim i kapaciteteve të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të trajtuar rastet e dhunës me bazë gjinore në përputhje me ligjet, Strategjinë 2022-2026 kundër dhunës në familje dhe dhunës ndaj grave dhe Protokollit të ri të Shtetit për trajtimin e rasteve të dhunës seksuale.

Ndërsa në fushën e të drejtave themelore, sipas RrGK-së, kërkohet përforcimi i mbrojtjes së të drejtave civile dhe themelore të grave duke miratuar Kodin Civil, duke zbatuar Ligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje dhe duke forcuar zbatimin e Ligjit për barazinë gjinore dhe Strategjisë për dhunën në baza gjinore.

“Te politika sociale dhe punësimi kërkohet miratimi i ndryshimeve në Ligjin e punës për të harmonizuar me acquis-in e fundit të BE-së, veçanërisht në lidhje me mosdiskriminimin në punësim dhe lejen prindërore; Vazhdimi i reformave të thella në fushën e skemave të asistencës sociale për të garantuar shënjestrim dhe ndikim më të mirë dhe për të përmirësuar qasjen në shërbimet sociale”, citon RrGK.

Duke theksuar fushat se ku duhet të ketë përmirësim, RrGK thekson se edhe me tej mungon një analizë gjinore brenda kontekstit të sigurisë, veçanërisht në rajonet e prekura nga dhuna e shtuar.

“Roli i grave në proceset e paqes vazhdon të neglizhohet duke ndikuar në mungesën e gjithëpërfshirjes  në Dialogun Kosovë-Serbi;  trajtim i plotë i dhunës me bazë gjinore nën kapitullin e sundimit të ligji; të dhëna të pamjaftueshme të ndara sipas gjinisë në sektorë të ndryshëm, duke kufizuar një kuptim gjithëpërfshirës të nevojave shoqërore”, thuhet në komunikatë.

RrGK, ndërkaq rekomandon një sërë veprimesh për të siguruar që raportet e ardhshme të jenë më gjithëpërfshirëse dhe më përfaqësuese. “I bëjmë thirrje BE-së që të mbetet e përkushtuar për avancimin e barazisë gjinore në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e përpjekjeve të vazhdueshme për adresimin e boshllëqeve të mbetura”, thuhet në reagimin e RrGK-së.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Nesër pa kufizime për kamionët mbi 20 tonë

Kosova News 15/11/2023 15/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
82%
Sun
27 °C
Mon
27 °C
Tue
31 °C
Wed
25 °C
Thu
20 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?