KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rreth 3 mijë persona do të angazhohen në regjistrimin e popullsisë, ASK-ja kërkon koordinim
Ekonomi

Rreth 3 mijë persona do të angazhohen në regjistrimin e popullsisë, ASK-ja kërkon koordinim

Kosova News
Kosova News 16:23 -22/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka miratuar Raportin vjetor të Statistikave Zyrtare, për vitin 2021, ndonëse pati vërejtje nga deputetët.

Kryeshefi Ekzekutiv i ASK-së, Ilir Berisha, u shpreh optimist se i regjistrimi i popullsisë mund të mbahet vitin e ardhshëm, por që kërkon konsolidim me të gjitha institucionet relevante.

“Është përgatitur edhe draft Ligji për Regjistrimin e Popullsisë i cili në pjesën e TM1 të vitit 2022 ka kaluar leximin e parë  Kuvendin e Kosovës, dhe ende nuk është bërë leximi i dytë, respektivisht aprovimi final i tij. Nëse situata e tillë vazhdon atëherë rrezikohet edhe realizimi i Regjistrimit të Popullsisë në vitin 2023”.

E deputeti i VV-së, Besim Muzaqi, kërkesën për votim të këtij ligji e konsideroi si presion ndaj Kuvendit.

Por me këtë konstatim nuk u pajtua kryeshefi i ASK-së. Ai tha se me këtë rast e ka informuar edhe sekretarin e Kuvendit, Ismet Krasniqi.

Për këtë çështje, pyeti deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku.

“A rrezikojmë që procesi i regjistrimit të mos ndodh as në vitin 2023. Lutëm të mos ndodh, pasi që është në interes vital i shtetit, por a ka gjasa”, pyeti Lushtaku.

“Data është e caktuar 1 shtatori deri më 17 tetor të vitit 2023, kuptohet se është një periudhë e shkurtër, por tash një pjesë e aktiviteteve kanë përfunduar por disa kanë mbet, siç është blerja e tablateve, sepse po të bliheshin në vitin 2020 dhe me i mbajte tri vjet pa i përdorur e ku vetë koha i nxjerrë jashtë përdorimit dhe ka qenë humbje e buxhetit. Ne asnjëherë nuk mendojmë me shtruar presion dhe mendojmë se isha i kujdesshëm”, tha Berisha.

“Një çështje që u ngrit se a do të realizohet, ne jemi optimist por që duhet me qenë të gjitha institucionet të harmonizuara me këtë proces. Një prej këtyre hallkave nëse nuk funksionon, atëherë dihet”, tha tutje Berisha.

Ai foli edhe për vështirësitë shkaku i pandemisë, duke thënë se përkundër kësaj kanë arritur ta realizojnë Planin e Punës për vitin 2021, raporton EO.

“Edhe përkundër faktit, se situata me Covid-19 edhe gjatë vitit 2021 ishte jo e mirë në aspektin e qasjes në ekonomi familjare dhe sigurimit të stafit shtesë për mbledhjen e të dhënave, megjithatë është përmbushur programi i aktiviteteve të parapara me Planin e Punës 2021. Ne aspektin e veprimit, viti 2021, ishte më i lehtë se sa viti 2020 për shkak të lehtësimit të masave nga Qeveria e Kosovës”, tha ai.

“Bazuar në Kalendarin vjetor të publikimeve për vitin 2021, publikimet janë realizuar në masën gjegjësisht nga 127 të planifikuara, 119 raporte statistikore janë realizuar, prej tyre 113 publikime”, tha ai.

Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, kërkoi informacione lidhur me papunësinë në Kosovë dhe përdoruesit e lëndëve narkotike.

“Një çështje që po merr jetë njerëzisht sa vetë lufta janë lëndët narkotike, dua të di për numrin e përdoruesve, nëse jo a kishit mundur të bëni këso lloj statistika”, pyeti Lushtaku.

“Ku ka qenë ai faktori kyç për ulje të papunësisë. A ka qenë vërtetë punësim apo vetëm shkaku i këtyre mbështetjeve”, pyeti Lushtaku.

E në lidhje me këtë, Berisha tha se nuk kanë shifër të saktë, por që si dukuri është e pranishëm në Kosovë.

“Për informalitetin ka tre vite që është formuar një format tabelore që ka një metodologji që kryesisht merret me këtë çështje dhe ende nuk e kemi finalizuar. Tek përdoruesit e këtyre lëndëve narkotike nuk kemi shifra por jemi duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet përgjegjëse në mënyrë që të krijohet shifra, dhe në të ardhmen kjo të shërbejë për institucionet që këta të rinj të integruar. Për shifra nuk i kemi në data bazë”, tha Berisha.

Ai tha se ka rritje të numrit të vizitorëve nëpër hotele, si vendës po ashtu edhe  ndërkombëtarë. Ndërsa e veçoi këtë sektor si kampion të informalitetit, së bashku me sektorin e ndërtimtarisë, raporton EO. 

Tutje Berisha tha se 2500 e deri në 3000 persona mendohen të jenë të angazhuar për regjistrimin e popullsisë.

Po ashtu tha se do të ketë diskutime te të gjitha niveleve, fushatë dhe koordinim të aktiviteteve. Ky regjistrim do të përfshijë, tri njësi: Banesat/shtëpitë, ekonomitë familjare dhe individët.

Gjithashtu lexoni:

Dogana e Kosovës inkason mbi 1 miliard euro të hyra për gjashtë muajt e parë të vitit

Kusari-Lila u bën thirrje bizneseve të raportojnë çdo tentativë mashtrimi gjatë procesit të granteve

ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren

Rriten çmimet e derivateve

Ministrja Pacolli jep lajmin e mirë: 44 milionë euro grante nga Bashkimi Evropian për mjedisin dhe klimën!

Kosova News 22/11/2022 22/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?