KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ristucca: Vetëm një zgjidhje politike mund të sjell paqe dhe stabilitet në rajon
Siguri

Ristucca: Vetëm një zgjidhje politike mund të sjell paqe dhe stabilitet në rajon

Kosova News
Kosova News 12:03 -10/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjenerali italian i KFOR-it, Angelo Michele Ristucca, gjatë ceremonisë së ndërrimit të komandës së misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, i ka përkujtuar të gjithë ata që kanë humbur jetën në këtë regjion pa dallim kulture, feje apo origjine.

Ai ka thënë se paqja dhe stabiliteti janë ato i nevojiten rajonit.

“Mendimet e mija janë me të rënët e KFOR-it dhe të gjithë ata që kanë humbur jetën në këtë regjion, pavarësisht origjinës apo dallime kulturale e fetare që i karakterizuan ata. Ajo meriton respekt dhe ngrit shumë pyetje pro në këtë regjion ka vetëm një përgjigje, paqja dhe stabiliteti”, tha ai.

“Mendimet e mija janë gjithashtu me të lënduarit veçanërisht 93 të lënduarit nga 23 maji, 2023. Ju dëshiroj atyre një shërim të shpejtë…jemi të gjithë me ata, ata parandaluan një tragjedi. Unë vetëm u shpreh mirënjohjen atyre që patën besimin të më caktojnë mua detyrën dhe më mbështetën përgjatë sfidave dhe mundësitë për të siguruar paqen dhe stabilitetin për të gjithë qytetarët në Kosovë. Falënderoj Aleancën dhe shtetet për përpjekjet e tyre për të siguruar kushtet për mua që të përmbush këtë detyrë”, shtoi ai.

Sipas tij, vetëm një zgjidhje politike mund të sjell një paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon.

Ai thekson se kjo ishte arsyeja pse KFOR mbështet dhe vazhdon të ofrojë siguri për dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

“Ka qenë një sfidë për ne, në misionin më të gjatë të NATO-s, K47 ka operuar në mënyrë konstante në menaxhimin e krizës ku evente të ndryshme kanë sfiduar stabilitetin në Kosovë dhe regjionin e Ballkanit Perëndimor….situata u bë më e vështirë për t’u menaxhuar si shkak i faktorëve, mosbesimit në mes dy palëve dhe çështjeve të pazgjidhura mes tyre. Vetëm një zgjidhje politike mund të sjell një paqe afatgjatë dhe stabilitet në rajon. Kjo ishte arsyeja pse KFOR mbështet dhe vazhdon të ofrojë siguri për dialogun e fasilituar të EU-së…në normalizimin e marrëdhënieve në mes Prishtinës dhe Beogradit. KFOR ka punuar dhe do të punojë për të siguruar një rajon të qetë për qytetarët në Kosovë”, u shpreh ai.

Të martën e dhjetë tetorit bëhet ndërrimi i komandës së KFOR-it, duke bërë që trupat e NATO-s në Kosovë nga sot të udhëhiqen nga Turqia.

Ndërrimi i komandës së KFOR-it në mes të Angelo Michele Ristuccia dhe turkut Ozkan Ulutas bëhet sot në orën 11:00.

Ndërrimi komandës bëhet në Camp Film City.

Turqia renditet e dyta midis 27 vendeve për sa i përket kontributit me personel.

KFOR-i filloi me detyrën më 12 qershor 1999 në Kosovë, në përputhje me vendimin e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara për të garantuar sigurinë dhe stabilitetin.

Aktualisht, KFOR-i përbëhet nga rreth 4.500 ushtarë ndërkombëtarë nga 27 vende, përfshirë 21 anëtarë të NATO-s dhe gjashtë vende partnere që nuk janë anëtarë të NATO-s.

Italia, e cila mori përsipër misionin e 27-të të KFOR-it nga Hungaria më 10 tetor 2022, po përgatitet të dorëzojë detyrën pas përfundimit të periudhës së komandës.

Zyrtarët e Ministrisë turke të Mbrojtjes Kombëtare, në një deklaratë lidhur me çështjen, cilësuan KFOR-in si një nga misionet më të rëndësishme në sigurimin e paqes dhe të stabilitetit në Ballkan.

Burime të mediumit turk, Anadolu Agency, theksojnë se që nga themelimi kanë vazhduar kontributet e tyre ndaj KFOR-it.

“Turqia është aktualisht një nga vendet kryesore që ofron mbështetje për misionin e KFOR-it me njësitë tona rezervë operative shtesë”, thanë burimet.

Më tej, duke theksuar se kontributi i Turqisë ndaj KFOR-it do të vazhdojë pa u zvogëluar, burimet thanë: “Me alokimin e misionit të KFOR-it të Turqisë, kanë filluar përpjekjet e koordinuara në lidhje me kontributin e njësive”.

Më 24 shtator, nga një sulm i një grupi terrorist ndaj njësiteve policore të Kosovës, është vrarë rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Përgjegjësinë për organizimin e këtij grupi e ka marrë Milan Radoiçiq, ish-nënkryetari i partisë më të madhe serbe në Kosovë, Listës Serbe.

Angelo Michele Ristucca ia dorëzon komandën e KFOR-it gjeneralit turk, Ozkan Ulutas

Gjithashtu lexoni:

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Pritjet më të gjata te Dheu i Bardhë dhe Muçibabë

Kosova News 10/10/2023 10/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?