Ministrja e Kulturës së Shqipërisë, Elva Margariti ka bërë të ditur se edhe këtë vit do të rikthehet festivali unik, “Logu i Bjeshkëve”, ku në një skenografi mahnitëse natyrore, çikat e Malësisë do të veshin mbretëreshën e kostumeve popullore, xhubletën, tashmë pasuri e mbarë njerëzimit, nën mbrojtjen e UNESCO-së.
Margariti po ashtu ka thënë se me datën 6 gusht të këtij muaji shtojzovallet do të parakalojnë në amfiteatrin e Qafës së Predelecit.
“✨ Ashtu si na është trashëguar qysh motit, në 6 gusht 2023, shtojzovallet do të parakalojnë në amfiteatrin e Qafës së Predelecit. Me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës edhe këtë vit rikthehet festivali unik, “Logu i Bjeshkëve”, ku në një skenografi mahnitëse natyrore, çikat e Malësisë do të veshin mbretëreshën e kostumeve popullore, xhubletën, tashmë pasuri e mbarë njerëzimit, nën mbrojtjen e #UNESCO”, ka shkruar ministrja e Margariti.