KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Reagimi i Ministrisë së Ekonomisë pas fillimit të reduktimeve dhe paralajmërimi për ‘vjedhësit’ e saj
Ekonomi

Reagimi i Ministrisë së Ekonomisë pas fillimit të reduktimeve dhe paralajmërimi për ‘vjedhësit’ e saj

Kosova News
Kosova News 14:20 -15/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Ditën e sotme qytetarët janë njoftuar për ndërprerje të energjisë elektrike në orare të caktuara nga KEDS/KESCO. Në një reagim të saj për situatën me energji, Ministria e Ekonomisë (ME) ka thënë se Qeveria e Kosovës do të ndërhyjë për të ndaluar humbjet nga vjedhjet e energjisë elektrike.

Pas fillimit të reduktimeve të energjisë elektrike, Ministria e Ekonomisë ka thënë se humbjet komerciale të shkaktuara nga vjedhjet dhe humbjet teknike të KEDS-it janë 19 për qind.

Sipas ministrisë, këto humbje ende mbulohen nga prodhimi dhe importi, por jo vet nga KEDS-i.

Sipas njoftimit të ME, institucionet përgjegjëse që monitorojnë punën e akterëve të furnizimit me energji, janë duke marrë të gjitha hapat që furnizimi me energji elektrike t’i kthehet normalitetit.

Por në këtë rast ministria ka bërë edhe njëherë thirrje që të kursehet energjia.

“Është me rëndësi që secila e secili prej nesh të kemi kujdes dhe të kursejmë shpenzimin e energjisë elektrike gjatë gjithë ditës. Kursimi i vogël individual do ta lehtësonte tejet shumë furnizimin me energji elektrike, si dhe to të lehtësonte vështirësitë të mëdha që po kalon dhe do të kalojë vendi”, thuhet në njoftim.

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se janë duke bërë gati masat për furnizim të rregullt, por edhe për të ndërprerë vjedhjet e energjisë elektrike.

“Askush, e aq më pak qytetarët dhe buxheti i vendit, nuk duhet të paguajnë çmimin e lartë të importit për ata që tolerohen të vjedhin energji. Prandaj, në këto kushte Qeveria, me mjetet dhe kompetencat e saj, do të ndërhyjë për ta minimizuar deri në ndalje të plotë këtë dukuri, pa asnjë kompromis”.

Ministria ka paralajmëruar edhe masa ndihmëse për qytetarët për çështjen e ngrohjes, por që nuk ka specifikuar se çka do të jenë këto masa.

Por ME iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe bizneseve të cilët janë duke bërë investime në sistemin e ngrohjes, t’i ndërrojnë ato nga energjia elektrike, në forma të tjera të burimit të energjisë.

Ministria ka dhënë informata edhe rreth prodhimit të rrymës që aktualisht bën KEK-u.

“Kosova A – A3 dhe A4 janë në prodhim; Kosova B – B1 është përfunduar remonti dhe është në prodhim; B2 remonti ka filluar dhe do të përfundojë më 26 gusht 2022. Prodhimi ditor i KEK është rreth 507 MËh. Kërkesa për konsum është deri në 750 MËh. Çmimi në bursën Hungareze (HUPX) është rreth 430 euro për MËh”, ka bërë  të ditur ministria.

Kompania për distribuimin e energjisë në Kosovë, KEDS, ka njoftuar se ka pranuar urdhëresë nga Qendra Nacionale Dispeçerike e Kosovës, pjesë e KOSTT-it, që të fillojë me kufizimet e energjisë elektrike nga ora 8:00 e të hënës.

Nga sot, sipas KEDS, vendi do të furnizohet vetëm nga prodhimi vendor.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 15/08/2022 15/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?