Në ambientet e Gjykatës Themelore të Prishtinës sot do të mbahet seanca e radhës për rastin “Banjska”.
Në seancën e kaluar, që u mbajt ditën e hënë, përpara trupit gjykues dëshmuan policët Alban Rashiti dhe Çlirim Shaqiri, të cilët u lënduan nga sulmi terrorist.
Blagoje Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq, nga 45 të akuzuarit sa janë gjithsej për këtë sulm terrorist në krye me kriminelin Milan Radojçiq, akuzohen për kryerje të veprave terroriste, sulm në të cilin u vra rreshteri Afrim Bunjaku.
Tre të akuzuarit paraprakisht ishin deklaruar të pafajshëm dhe nuk e kishin pranuar fajësinë për akuzat me të cilat ngarkohen.