KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » 20 vjet LVV, Kurti kujton aksionin “Jo negociata, Vetëvendosje”
Politikë

20 vjet LVV, Kurti kujton aksionin “Jo negociata, Vetëvendosje”

Kosova News
Kosova News 17:11 -12/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar sot 20-vjetorin e themelimit të saj.

Kryetari i kësaj partie Albin Kurti tha se para dy dekadash realizonin aksionin “Jo negociata, Vetëvendosje”, ku tha se më pas ka pasur arrestime por jo, siç tha ai, të asnjërit prej tyre në flagrancë.

“Saktësisht para 20 vjetëve, përafërsisht në këtë orë, aksioni ka qenë i përfunduar. E kemi shkruar “Jo negociata, Vetëvendosje!”, te muri i UNMIK-ut ku është Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës sot. Dhe në mënyrë që ta shkruajmë me sukses “Jo negociata, Vetëvendosje!”, e kemi shkruar me sprej me 24 aktivistë sepse aq shenja janë. Secili aktivist e ka ditur se në cilin vend do ta shkruajë shkronjën e vet dhe ata që shikonin në anën tjetër të rrugës “Agim Ramadani” e shihnin tablonë e plotë me parullën “Jo negociata, Vetëvendosje!” në murin e UNMIK-ut. Një shkronjë shkruhej për 10 sekonda, po ta shkruante një person atëherë do t’i duheshin katër minuta, rrjedhimisht nuk do ta shkruante, sepse do të ndërhynte policia. Ju e dini që stacioni policor qendror aty është shumë afër dhe e vetmja mënyrë që të shkruhet në mënyrë të suksesshme parulla ka qenë një shkronjë për aktivist”, tha Kurti.
Ai tha se sot Lëvizja Vetëvendosje ka mbi 60 mijë anëtarë, 10 për qind prej tyre nga diaspora. Kryeministri në detyrë tha se rinia dhe gratë, punëtoret dhe mërgata janë katër kategoritë shoqërore VV-në e kanë bërë fitimtar.

“Vetëvendosjen e kemi filluar me ëndërr jo me realitet, realiteti ka qenë i padëshirueshëm e ëndrra është ajo e cila na ka vënë në lëvizje. Mirëpo, një ëndërr pa ëndërrim, një ëndërr të cilën ti nuk e ushqen e kultivon në kokën tënde. Por e bën solidaritet, e bën simpati, e vë në vegël. Dhe kjo ëndërr pa ëndërrim është ajo e cila e ka ndërtuar organizatën e Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti.

Nënkryetari i Vetëvendosjes Glauk Konjufca tha se themelimi i kësaj partie ka qenë domosdoshmëri dhe nevojë.


“Ka qenë domosdoshmëri, ka qenë nevojë themelimi i Vetëvendosje nga vetë populli i Kosovës. Në mëngjes u zgjova duke menduar se çfarë kanë qenë ato pikat tona le të themi kundërshtuese, të rëndësishme ato që kemi dashur me i ndalë ne, përgjatë gjithë karrierës tonë 20-vjeçare. Unë i grumbullova 10 pika… E para e kemi kundërshtuar UNIMIK, duhet të largohet prej Kosovës, kemi kundërshtuar kontradiktat false edhe kemi dhënë gjithmonë alternativën çka është zëvendësimi për këtë. Ne kemi thënë që UNMIK-u nuk është bashkësia ndërkombëtare, bashkësia ndërkombëtare janë shtetit që na ndihmojnë. Por, UNMIK-u duhet të shkojë dhe Kosova duhet të shkojë në OKB. Ne kemi qenë protektorat ndërkombëtar, protektorat ndërkombëtar. Protektorati duhet të përfundojë e kur je ti shtet bën ulësen në OKB. E dyta, ne i kemi kundërshtuar privatizimet e korruptuara të pronës publike”, deklaroi ai.

Ai tha se Lëvizja Vetëvendosje i ka kundërshtuar negociatat me Serbinë për statusin e Kosovës.

“Ne e kemi kundërshtuar planin e Ahtisaarit, sepse na erdhi me shumë vegëza për shtetësinë tonë. Ne e kemi shtyrë gjithmonë përpara dhe kemi luftuar fuqishëm për pavarësinë e Kosovës, shtetësinë e Kosovës ama jo një shtetësi me shumë vegëza. Një shtetësi, e cila i amnistoi edhe strukturat e Serbisë atje, një shtetësi e cila e ka parakusht krijimin e komunave të reja serbe, që këto kanë qenë kërkesa të Beogradit”, tha ai.

Kryetarja e gruas në Lëvizjen Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se kjo parti e ka trajtuar politikën si mjet për ndërgjegjësim.

“Si Vetëvendosje e ka trajtuar politikën, pra jo si mjet për pushtet por si mjet për ndërgjegjësim. Pra, VV-ja ka insistuar në lidhjen e ngushtë mes qytetarit dhe politikës. Nuk është ndërtuar mbi interesa personale, por mbi parime Mbi guximin për të qenë i drejt edhe atëherë kur është shumë i vështirë. Një tjetër është roli i VV-së në thyerjen e paragjykimeve gjinore, shumë prej aktivisteve tona që kanë qenë të arrestuara ndër vite janë përballur me mendimet ‘qysh po proteston, je vajzë, vajzat nuk protestojnë, nuk burgosen’. E pra, aktivistja e Vetëvendosjes ka arritur ta emancipojë edhe të tregojë që përgjegjësia për këtë vend është edhe e vajzave edhe e djemve”, ka theksuar Haxhiu.

Sipas anëtarit të kryesisë, Xhelal Sveçla, Lëvizja Vetëvendosje ka thyer shumë mite.


“Lëvizja Vetëvendosje ka thyer shumë mite, një prej tyre është se një organizatë që vjen nga baza nuk mund të ketë sukses po nuk pati mbështetje nga të fortit, nga të mëdhenjtë. Realisht tek ne nuk e kemi pasur atë. Siç thash më herët jemi luftuar pothuajse nga të gjithë, por për shkak të vullnetit e punës së jashtëzakonshme, e sakrificave ne jemi ku jemi. Dhe jemi shembull për shumë organizime edhe në mbarë botën dhe për suksesin, por patjetër edhe për kreativitetin”, përfundoi ai.

Gjithashtu lexoni:

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së

​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4

Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë

Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati

Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm

Kosova News 12/06/2025 12/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
87%
2 km/h
Mon
27 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C

Lajmet e Fundit

LIVE- Kurti: Fitorja sot, konfirmim që dekada është e qeverisjes së VV-së
00:07 -08/06/2026
​Festa e LVV-së, Konjufca: Urime, Qeveria Kurti 4
00:03 -08/06/2026
Një i vdekur dhe tre të lënduar pas një përleshjeje në Gjakovë
23:31 -07/06/2026
Përfundon numërimi i votave në Suharekë, ky është rezultati
23:29 -07/06/2026
Numërohen 100% të votave në Gjilan, kjo parti prin bindshëm
23:23 -07/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?