KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Rastet nga meningjiti në Kosovë – Shenjat që paralajmërojnë se jeni prekur nga sëmundja
Shëndetësi

Rastet nga meningjiti në Kosovë – Shenjat që paralajmërojnë se jeni prekur nga sëmundja

Kosova News
Kosova News 08:59 -17/08/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur alarmin për përhapjen e sindromës Meningjiale, që i prek kryesisht fëmijët dhe që shkakton dhimbje koke, temperaturë të lartë, marramendje e të vjella. Në Klinikën Infektive nga QKUK njoftuan se që nga korriku me këtë sëmundje janë prekur 63 persona e 8 prej tyre janë spitalizuar.

Të mërkurën Ministria e Shëndetësisë e ngriti alarmin se në periudhën midis korrikut dhe gushtit është shënuar rritje e numrit të rasteve me meningjit, krahasuar me periudhën e njëjtë, një vit më parë.

Shënohet rritje e numrit të rasteve me meningjit, MSH kërkon rritje të kontrollit për ujë të pijës dhe klorilizim të saj

Në njoftimin e publikuar një ditë më parë edhe nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, qytetarët paralajmërohen që të kenë vigjilencë të shtuar për sa i përket kontrollit të ujit të pijshëm dhe klorizimit të atij në pishina.

Shenjat që paralajmërojnë meningjitin

Meningjiti bakterial, infeksion potencialisht fatal që shkakton inflamacionin e membranave mbrojtëse të trurit dhe shtyllës kurrizore, është relativisht i rrallë. Sipas Shoqatës Kombëtare të Meningjitit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, rreth 600 – 1.000 njerëz marrin çdo vit sëmundje meningokoke në këtë shtet. Ndërsa në Kosovë në krahasim më vitin e kaluar rastet janë ngritur, ka alarmuar Ministria e Shëndetësisë të mërkurën teksa ka bërë thirrje për vigjilencë.

Por, pasi 21% e këtyre rasteve ndodhin tek fëmijët dhe të rinjtë e moshës 11-24 vjeç, nuk është ide e keqe të dihet më shumë se çfarë është meningjiti bakterial, cilat janë shenjat paralajmëruese të hershme dhe si trajtohet. Kjo është veçanërisht e rëndësishme teksa po afrohet sezoni i kthimit në shkolla… ndoshta koha më e mikrobeve.

Simptomat e hershme të meningjitit bakterial

Disa nga simptomat e hershme përfshijnë ethe dhe dhimbje koke. Sigurisht, këto simptoma aludojnë edhe në sëmundje të tjera por nuk duhet anashkaluar.

Disa nga fazat e hershme përfshijnë ethet dhe kokëdhimbjen.

“Zakonisht, 99.9% të kohës, ethet dhe dhimbja e kokës nuk janë për shkak të meningjitit bakterial. Nuk do të doja që prindërit të shqetësoheshin se këto dy gjëra do të thonë se diçka tmerrësisht serioze po ndodh, sepse gjasat janë të pakta”, ka thënë Dr, Kristin Moffitt, mjeke e sëmundjeve infektive në spitalin e fëmijëve në Boston.

Shenja të tjera përfshijnë përgjumje, skuqje në lëkurë, mavijosje të lehta, irritim dhe mungesë oreksi, sipas “Johns Hopkins Medicine”. Simptomat zakonisht shfaqen shpejt pasi dikush infektohet… shpesh brenda pak orësh.

Dhe kur këto përfshijnë çështje si përgjumja, ngurtësim në qafë, ndjeshmëri ndaj dritës, konfuzion, ose mundim dhe të vjella, kjo është koha për të kërkuar kujdes urgjent, ka thënë Moffitt.

IKSHPK-ja jep informata për masat parandaluese kundër Sindromës meningjeale

Si përhapet meningjiti bakterial dhe çfarë duhet të bëhet nëse vërehen simptoma

Ka disa hapa fillestarë që mund të ndërmerren pasi të vërehen simptomat. Të monitorohet nga afër fëmija dhe të krijohet një kurs veprimi. Fillimisht duhet trajtuar ethet.

Meningjiti bakterial zakonisht përhapet nëpërmjet kontaktit të zgjatur dhe të afërt me një person të infektuar, si për shembull qëndrimi pranë tyre për një ditë të tërë në një klasë, dhe nuk është domosdoshmërisht vetëm diçka e transmetuar kalimthi. Megjithatë, edhe nëse një fëmijë sëmuret nga një shok klase i infektuar, kjo nuk do të thotë se ata patjetër do të përjetojnë meningjit bakterial.

“Shumica e njerëzve të ekspozuar apo të infektuar me këto baktere nuk zhvillojnë meningjit”, ka thënë Moffitt. “Nuk është plotësisht e qartë pse, në raste të rralla, infeksioni me këto baktere mund të çojë në meningjit, por ka të ngjarë të ketë të bëjë me faktorë të veçantë si për bakteret ashtu edhe për mikpritësin e sapoinfektuar”.

Megjithatë, edhe pse nuk është shumë e zakonshme, diagnoza e hershme është vendimtare për të siguruar trajtim të shpejtë.

“E vetmja mënyrë e vërtetë për të përcaktuar meningjitin bakterial është duke bërë një punkturë lombare, ose e njohur ndryshe si analiza e lëngut të shtyllës kurrizore. Në mënyrë ideale, antibiotikët IV fillojnë gjithashtu sapo dikush dyshon për meningjit bakterial”, ka shtuar Moffitt.

Doktoresha Moffitt ka bërë një vërejtje për prindërit gjithashtu.

“Kjo është vetëm një tjetër përkujtesë në lidhje me kujdesin: Ju lutem mos i dërgoni fëmijët tuaj në shkollë nëse janë të sëmurë, duke pasur temperaturë”, ka thënë ajo. “Shpresoj që të gjithë të kemi mësuar se nuk është e përshtatshme t’i japim një dozë ‘ibuprofeni’ një fëmije dhe t’i nxjerrim në rrugë”.

Kohëve të fundit mediat botërore kanë folur rreth një vaksinë që duhet të fillohet të jepet para se të fillojë shkolla, në mënyrë që të parandalohet meningjiti.

Vaksinat mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes meningokoke, e cila është çdo lloj sëmundjeje e shkaktuar nga bakteret “Neisseria meningitidis”. Në Shtetet e Bashkuara ekzistojnë 2 lloje vaksinash meningokoke: vaksinat “Meningococcal conjugate” ose “MenACWY” (Menactra, Menveo, dhe MenQuadfi)

Gjithashtu lexoni:

Ambasadorja izraelite në Kosovë: Irani ka pasuruar uranium për tre bomba bërthamore, s’kemi pasur zgjidhje tjetër

Trump thotë se ‘mund të’ ose ‘mund të mos’ e godasë Iranin

Kujdes nga gjarpërinjtë, IKSHPK publikon udhëzime për mbrojtje gjatë qëndrimit në natyrë

Kushtetuesja rrëzon vendimin e Supremes, miraton padinë e parashtruesit të kërkesës për vërtetim të pronësisë kundër APK-së

Moti sot me diell dhe vranesira të shperndara

Kosova News 17/08/2023 17/08/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Thu
29 °C
Fri
28 °C
Sat
26 °C
Sun
28 °C
Mon
28 °C

Lajmet e Fundit

Putin thotë se Irani nuk ka kërkuar ndihmë nshtarake nga Rusia
01:35 -19/06/2025
WSJ: Trump Miratoi Planin për Bombardimin e Iranit
01:10 -19/06/2025
Netanyahu i ankohet Trumpit: Izraeli po vuan “shumë humbje, humbje të dhimbshme” nga sulmet iraniane
00:12 -19/06/2025
‘Reporting House’ prezantoi instalacionin me 500 kristalet origjinale të Trepçës
23:53 -18/06/2025
Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
23:42 -18/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?