KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick
Sport

Barcelona përshpejton gjithçka për transferimin e Nico Williams – takime vendimtare në Ibiza me praninë e Hansi Flick

Kosova News
Kosova News 23:42 -18/06/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Gjithçka po zhvillohet me ritëm të shpejtë rreth transferimit të Nico Williams te Barcelona. Drejtuesit më të lartë të sektorit sportiv të klubit katalanas kanë udhëtuar për të avancuar bisedimet me synimin që operacioni të mbyllet sa më shpejt.
Drejtori sportiv Deco, së bashku me bashkëpunëtorin e tij Bojan Krkić dhe një anëtar tjetër të stafit sportiv, janë nisur për një takim të ri, ku mund të përcaktohen detajet përfundimtare të marrëveshjes.

Barcelona tashmë ka vendosur të shkojë deri në fund për të siguruar shërbimet e anësorit të Athletic Bilbaos, ndërsa ofensiva finale ka filluar me qëllim që të qartësohen aspektet ekonomike dhe lojtari të mund të regjistrohet pa pengesa. Delegacioni i Barçës besohet se është zhvendosur në Ibiza, aty ku ndodhet aktualisht edhe vetë lojtari në pushime… si dhe trajneri Hansi Flick.

Vendimi për të përshpejtuar transferimin erdhi pas një takimi të zhvilluar të premten e kaluar në Barcelonë – takim i zbuluar nga gazeta Sport. Në atë mbledhje, agjenti i lojtarit Félix Tainta e bëri të qartë dëshirën e Nico-s për t’u bashkuar me Barcelonën dhe u zotua për nënshkrim brenda këtij afati kalimtar, nëse klubi mund ta regjistrojë në kohë dhe pa probleme për fillimin e sezonit.

Kjo sinjalizoi një ndryshim të madh në strategjinë sportive të klubit. Deco mori shënim gatishmërinë e plotë të lojtarit dhe ia përcolli këtë drejtorisë dhe trajnerit Hansi Flick, i cili e dha miratimin për operacionin, duke e konsideruar Nico-n si një pjesë të rëndësishme të projektit të tij sportiv. Po ashtu, presidenti Joan Laporta u bind se ky është momenti i duhur për të realizuar një transferim strategjik për të ardhmen e klubit.

Gjatë diskutimeve fillestare, Deco dhe agjenti i lojtarit kanë biseduar për vlerën dhe kohëzgjatjen e kontratës së re, si dhe për pagesën e klauzolës së largimit, e cila është 58 milionë euro + IPC (indeksi i çmimeve të konsumit). Një shumë e konsiderueshme që Barça duhet ta paguajë në një këst të vetëm – por klubi katalanas është i gatshëm ta realizojë këtë brenda disa javëve pa vonesa.

Tani, të gjitha këto shifra duhet të vendosen në letër, dhe klubi është në fazën përfundimtare të dizajnimit të marrëveshjes për ta mbyllur sa më shpejt. Barça është në gjendje t’i ofrojë lojtarit garanci për numrin e fanellës dhe regjistrimin, ndërkohë që koha është një faktor vendimtar.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova e nisi me fitore kundër Republikës së Çekisë, një debutim i fuqishëm që na jep besim dhe krenari

Ancelotti dënohet me një vit burg

Mbahet ceremonia hapëse e Kampionatit Evropian të Esports i cili po organizohet në Kosovë

Skandali i ryshfetit te gjyqtarët: Real Madridi kërkon ta çojë Barcelonën deri në fund

Interi i dërgon ultimatum transferimi Calhanoglut

Kosova News 18/06/2025 18/06/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
broken clouds
15° _ 15°
83%
8 km/h
Thu
24 °C
Fri
26 °C
Sat
32 °C
Sun
35 °C

Lajmet e Fundit

Izmaku: Me votën e Nismës konstituohet Kuvendi, pres marrëveshje për Limajn kryetar
23:10 -09/07/2025
Shkarkohet kapiteni i Policisë në Lipjan pas vdekjes së Agon Zejnullahut
23:02 -09/07/2025
Haradinaj: Jam për një qeveri me kryeministër Hamzësn apo Abdixhikun, por jo Kurtin
22:32 -09/07/2025
Kurti: Kosova pati fatin ta kishte Arnhild Spencen partnere të ngushtë të Qeverisë
21:53 -09/07/2025
Eurodeputeti Mandl: Kosova meriton një parlament aktiv dhe një qeveri të qëndrueshme
21:49 -09/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?