KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Raporti i OKB-së: Gratë gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjore që kanë burrat
Lajme

Raporti i OKB-së: Gratë gëzojnë vetëm 64% të të drejtave ligjore që kanë burrat

Kosova News
Kosova News 13:08 -08/03/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Në Ditën Ndërkombëtare të Grave, më 8 mars, UN Women ka ngritur alarmin se sistemet e drejtësisë në mbarë botën po dështojnë të mbrojnë në mënyrë të barabartë të drejtat e grave dhe vajzave.

Sipas agjencisë së Kombeve të Bashkuara për barazi gjinore, gratë globalisht gëzojnë vetëm 64 për qind të të drejtave ligjore që u garantohen burrave, duke i ekspozuar ato ndaj diskriminimit, dhunës dhe përjashtimit në shumë fusha të jetës.

Këto gjetje paraqiten në raportin e ri të Sekretarit të Përgjithshëm të Organizata e Kombeve të Bashkuara, të titulluar “Sigurimi dhe Forcimi i Qasjes në Drejtësi për të Gjitha Gratë dhe Vajzat”.

Raporti thekson se në më shumë se gjysmën e vendeve të botës – rreth 54 për qind – dhunimi seksual ende nuk përkufizohet në bazë të mungesës së pëlqimit, gjë që do të thotë se një grua mund të jetë viktimë e përdhunimit pa u njohur kjo vepër si krim nga ligji.

Po ashtu, në pothuajse tri nga katër vende, ligjet kombëtare vazhdojnë të lejojnë martesën e detyruar të vajzave. Ndërkohë, në 44 për qind të shteteve, legjislacioni nuk garanton pagë të barabartë për punë me vlerë të barabartë, duke bërë që gratë të mund të paguhen ligjërisht më pak se burrat për të njëjtën punë.

Drejtoresha Ekzekutive e UN Women, Sima Bahous, tha se mungesa e drejtësisë për gratë dëmton jo vetëm viktimat individuale, por edhe vetë sistemin e drejtësisë.

“Kur grave dhe vajzave u mohohet drejtësia, dëmi shkon përtej çdo rasti individual. Besimi publik zbehet, institucionet humbin legjitimitetin dhe vetë sundimi i ligjit dobësohet. Një sistem drejtësie që dështon për gjysmën e popullsisë nuk mund të pretendojë se mbron drejtësinë,” tha Bahous.

Sipas raportit, shkeljet e të drejtave të grave dhe vajzave po përshpejtohen edhe për shkak të një kulture globale pandëshkueshmërie, që shtrihet nga sistemet gjyqësore deri te hapësirat online dhe zonat e konfliktit.

Raporti vë në dukje se ndërsa teknologjia zhvillohet me ritëm të shpejtë, gratë dhe vajzat përballen gjithnjë e më shumë me dhunë digjitale, ndërsa autorët rrallë mbahen përgjegjës. Në zonat e konfliktit, përdhunimi vazhdon të përdoret si armë lufte, me raste të raportuara të dhunës seksuale që janë rritur me 87 për qind në vetëm dy vjet.

Megjithatë, raporti thekson se përparimi është i mundur. Sipas tij, 87 për qind e vendeve kanë miratuar tashmë ligje kundër dhunës në familje dhe më shumë se 40 shtete kanë forcuar mbrojtjen kushtetuese për gratë dhe vajzat gjatë dekadës së fundit.

Në këtë drejtim, UN Women bën thirrje për veprime urgjente për të garantuar barazi reale.

“Tani është momenti të ngrihemi, të jemi të pranishëm dhe të flasim për të drejtat, për drejtësinë dhe për veprimin – në mënyrë që çdo grua dhe vajzë të jetojë e sigurt, të flasë lirshëm dhe të jetojë e barabartë,” theksoi Bahous.

Ngjarjet për shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Grave dhe hapjen e sesionit të 70-të të Komisionit për Statusin e Grave do të zhvillohen më 9 mars në Asamblenë e Përgjithshme të Organizata e Kombeve të Bashkuara, duke mbledhur përfaqësues nga e gjithë bota për të diskutuar avancimin e të drejtave të grave dhe barazinë gjinore./Telegrafi/

Gjithashtu lexoni:

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm

MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor

Edhe Frankfurti e përmirëson gabimin për Kosovën

Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare

Sot shpallet aktgjykimi për rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan

Kosova News 08/03/2026 08/03/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Hoti themelon grupin punues për mbrojtjen e konsumatorëve të cenueshëm
14:05 -10/07/2026
MPB-ja publikon statistikat e fundit: Ja sa persona hoqën dorë nga shtetësia e Kosovës gjatë muajit qershor
13:20 -10/07/2026
Gjendet pa shenja jete një shtetase e Malit të Zi në Banjë të Istogut
12:59 -10/07/2026
ATK prezanton rezultatet e gjashtëmujorit: Rritje e të hyrave dhe shtim i kontrolleve në terren
12:27 -10/07/2026
Kurti: Për qeverisje përgjegjësia te ne, për presidentin e të gjithëve
12:00 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?