Gjykata Themelore në Pejë pritet të shpallë sot aktgjykimin në rastin e vrasjes së trefishtë në Gllogjan, ngjarje që tronditi vendin në vitin 2021.
Sipas njoftimit të gjykatës, shpallja e aktgjykimit do të mbahet duke filluar nga ora 14:30.
Në këtë rast, të akuzuar janë Halil Mehmetaj, Kreshnik Mehmetaj dhe Kastriot Mehmetaj, të cilët përballen me akuzat lidhur me vrasjen e trefishtë.


