KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qytetarët bllokojnë për disa orë rrugën Junik-Gjeravicë
Lajme

Qytetarët bllokojnë për disa orë rrugën Junik-Gjeravicë

Kosova News
Kosova News 16:15 -09/11/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Në shenjë pakënaqësie për mosdhënien e lejeve për furnizim me dru zjarri, banorët e fshatrave Gjocaj dhe Jasiq për disa orë kanë bllokuar rrugën kryesore Junik – Gjeravicë.

Banorët kanë fajësuar zyrtarët e Parkut Nacional për vonesën që po iu bëhet, për t’u furnizuar me lëndë djegëse. Ata thonë se nuk po iu lejohet të marrin dru as nëpër bahçet e tyre.

“Nuk po na lejojnë me shku me i marrë në pronën tonë, jemi mbetur pa dru dy fshatra Gjocaj e Jasiq, besa edhe Juniku, prandaj nuk është vetëm çështja e ime, por e të gjithëve. As mollat në bahçe nuk guxojmë me i prekë”, deklaroi Sahit Jasiqi, banor nga fshati Jasiq.

Edhe Zenel Maloku nga fshati Gjocaj ka të njëjtin problem.

“E kemi bërë pagesën me letra për prerjen e druve një muaj më parë. Paret i kanë marrë e po thonë se nuk banë me pre dru. Na kemi nevojë për ngrohje, kemi fëmijë të vegjël, nuk i kemi kushtet për ngrohje qendrore, na duhen drutë, prandaj na kemi dalë me protestuar sot dhe ju bëjë thirrje institucioneve që të marrin masa sa më shpejtë”, deklaroi Maloku.

E në anën tjetër zyrtarët e Drejtorisë për Administrimin e Parkut Nacional “Bjeshkët e Nemuna” thonë se po e presin vendimin e Ministrisë së Mjedisit për të vepruar në terren.

“Sot banorët e fshatrave Gjocaj e Jasiq kanë protestuar për shkak të mos lejimit të prerjeve të druve. Ne aktualisht kemi rreth 60 kërkesa për prerje vetëm në këto dy fshatra e të cilët kanë aplikuar gjatë muajve prill – maj, mirëpo ne jemi duke pritur në çdo moment me ardhë një vendim nga ministria në mënyrë që banorëve t’iu mundësohet furnizimi me dru. Përndryshe jemi të gatshëm në çdo moment që pas këtij vendimi të dalim në terren për t’u lehtësuar banorëve prerjen dhe furnizonin me dru”, deklaroi Halil Jasiqi, zyrtar i DPN në Pejë.

Sipas zyrtarëve të Drejtorisë së Parkut Nacional, situatë e njëjtë për sa i përket dhënies së lejeve për furnizim me dru zjarri është edhe në komunat tjera brenda parkut nacional. Ndryshe, në marrëveshje me Policinë e Kosovës, e cila doli në vendin e ngjarjes, banorët protestues kanë liruar rrugën me shpresë se edhe ky hall i tyre do të zgjidhet së shpejt.

Gjithashtu lexoni:

Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit

Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend

Lipjani nënshkruan kontratën për ndërtimin e Memorialit të UÇK-së në Shalë

Mbi 2 milionë kalime në kufirin Kosovë–Shqipëri për dy muaj

Gërvalla: Srebrenica na kujton pasojat e urrejtjes dhe mohimit të tjetrit

Kosova News 09/11/2023 09/11/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
13°C
Pristina
clear sky
16° _ 13°
69%
Sat
32 °C
Sun
29 °C
Mon
27 °C
Tue
32 °C
Wed
31 °C

Lajmet e Fundit

Trump: 1000 raketa janë gati nëse Irani tenton atentat ndaj meje
21:05 -11/07/2026
Protesta e 42-të për Zvërnecin para Kryeministrisë në Tiranë
21:03 -11/07/2026
Ramaj kërkon të largohet nga Dortmundi
20:37 -11/07/2026
Kufinjtë e hapur, pritje vetëm në Han të Elezit
20:15 -11/07/2026
Haxhiu për Srebrenicën: Mohimi i gjenocidit nuk mund të ketë vend
19:41 -11/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?