KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria e Kosovës kërkon nga serbët që mos t’i braktisin institucionet, por kërcënimet
Politikë

Qeveria e Kosovës kërkon nga serbët që mos t’i braktisin institucionet, por kërcënimet

Kosova News
Kosova News 09:46 -05/11/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Kërcënimeve të Listës Serbe për largim nga institucionet e Kosovës i është përgjigjur Qeveria e Kosovës. Në një deklaratë për RTV Dukagjini thonë se nuk është e nevojshme braktisja e institucioneve, por braktisja e kërcënimeve nga këta serbë.

Policia e Kosovës në Veri, ka mbetur pa udhëheqës. Kjo pasi drejtori Nenad Gjuriq është suspenduar nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “sabotash” ndaj institucioneve te Republikës së Kosovës. Deri më tani nuk është caktuar ndonjë ushtrues detyre për këtë pozitë.

Ky suspendim ka ngjallur reagimin e Listës Serbe të cilët assesi nuk janë pajtuar me vendimin.

Madje, kryetari i kësaj partie, Goran Rakiq, ka paralajmëruar takim për të shtunën në veri, ku do të kërkojë nga serbët të largohen nga të gjitha institucionet e Kosovës.

E ekzekutivi në Kosovë kanë deklaruar se nuk shohin arsye për braktisje të institucioneve.

“Ne besojmë se nuk asnjë arsye që të braktisen institucionet tona, nga askush. Institucionet i shërbejnë qytetarëve pa dallim. Kur ato braktisen, mungojnë shërbimet për ta. Andaj në vend të institucioneve, duhen të braktisen metodat e kërcënimeve ndaj tyre dhe presioneve ndaj qytetarëve tanë serbë që duan drejtësi dhe zhvillim, zbatim të ligjit dhe integrim”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.

Ndërsa, zv. kryesuesi i kuvendit komunal të veriut, Skender Sadiku, thotë se shpreson që ideja për tërheqje nga institucionet është vetëm deklaratë politike.

“Të mbesin vetëm për konsum të brendshëm dhe të mbesin vetëm deklarata politike. Shpresoj dhe besoj që kjo të përcillet te shërbyesi civil, por edhe te popullata. Ashtu kështu bojkotet politike janë gjë normale në politikë, ashtu kështu janë qëndrime e ekstreme të ndryshme janë thjeshtë normale”, deklaroi Sadiku.

Skender Sadiku, zv. Kryesuesi i Kuvendit Komunal të veriut,

E gjithë këtë po e sheh plan të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, njohësi i çështjeve në rajon, Belgzim Kamberi.

“Edhe ky veprim tashmë së fundi i Listës Serbe, natyrisht është veprim i presidentit Vuçiq…Dëshmon që faktikisht situata në terren është në shpërputhje me retorikat politike dhe me marrëveshjet politike që po ndodhin në këto kohët e fundit, qoftë në kuadër të Procesit të Berlinit, qoftë në kuadër të marrëveshjeve bilaterale”, ka thënë Kamberi.

Belgzim Kamberi, analist

Nenad Gjuriq u suspendua nga puna me 3 nëntor, një ditë pasi deklaroi se policët në veri nuk do të shpërndajnë letra qortuese për qytetarët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia, të cilat Kosova i konsideron ilegale./RtvDokagjini/

Gjithashtu lexoni:

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

MMPHI ia refuzon Lejen Mjedisore kompanisë “Kelkos Energy” për Hidrocentralin “Lumbardhi 2” në Deçan

TAGGED: Belgzim Kamberi, Lista serbe, Nenad Gjuriq, Qeveria e Kosovës, Skender Sadiku
Kosova News 05/11/2022 05/11/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët
19:10 -21/07/2026
Gjendet i vdekur në qeli i dyshuari për sulmin në Gjermani që kishte lënë 6 të vdekur                               
18:58 -21/07/2026
Berisha: SPAK-u seksion i PS-së, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme
18:25 -21/07/2026
Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”
18:11 -21/07/2026
Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?