KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Qeveria do koordinim me komunat për adresimin e çështjes së qenve endacakë
Lajme

Qeveria do koordinim me komunat për adresimin e çështjes së qenve endacakë

Kosova News
Kosova News 16:45 -08/10/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Qeveria është e gatshme të bashkëfinancojë me komunat një plan për adresimin e çështjes së qenve endacakë, ka thënë kryeministri Albin Kurti në takim me kryetarët e komunave.

Kurti ka shtuar se nevojitet koordinim i dy niveleve për këtë çështje.

“Ndër temat që duam t’i trajtojmë në këtë mbledhje të përbashkët tonën, është një çështje e cila është bërë më e rëndë me kalimin e kohës, e kjo është e qenve endacakë, përkatësisht menaxhimi efikas, i cili kërkon koordinim të plotë të dy niveleve. Duhet të kuptojmë që ministritë e linjës dhe komunat duhet të përcaktojnë vend lokacionet për ndërtimin e qendrave të trajtimit të përkohshëm. Komunat duhet të vazhdojnë fushatën me kastrim, sterilizim dhe vaksinim, si dhe të menaxhojnë shitjen e mbarështimin e pakontrolluar, duke i dhënë fund luftërave me qen. Informacionet tregojnë se në disa komuna organizohen luftëra me qen dhe si rezultat krijohen laboratorë shumimi. Qentë më pas braktisen dhe sulmojnë. Qeveria është e gatshme të bashkëfinancojë bazuar në nevojat reale, duke i siguruar qytetarët nga sulmet e qenve endacakë, të cilët janë bërë lajme gati të përditshme në vendin tonë”, ka thënë Kurti.

Në takim është diskutuar edhe për projektin “Ndërlidhja e qytetarit me adresë zyrtare”, që synon përmirësim të administratës publike dhe shërbimeve për qytetarët duke krijuar adresa unike dhe zyrtare.

Në lidhje me çështjen e kontratës kolektive, Kurti theksoi se “çdo tendencë apo veprim në drejtim të zbatimit të kontratave jashtë fuqisë së ligjit dëmton punëtorin, sundimin e ligjit dhe Republikën”. Ai shtoi se kjo çështje kërkon diskutim të hapur e të gjerë me punëtorët.

“Kurti përmendi fillimin e projektit për banim të përballueshëm në 13 komuna, e që deri tani janë nënshkruar 5 marrëveshje, si dhe ndërtimin e shtëpive nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me mbi 130 shtëpi të ndërtuara dhe 200 të tjera në proces të ndërtimit, vetëm në katër komunat në veri të vendit”, thuhet më tej në njoftimin e Kryeministrisë.

Kurti kryetarëve të komunave ua prezanton arritjet: T’i vazhdojmë bashkë punët e nisura

Gjithashtu lexoni:

Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë

Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet

Kurti tregon se kur do të mund të mbahet seanca e radhës

Kurti: Pa marrëveshje nuk do ta krijojmë asnjë institucion, po bëj përpjekje për ta shmangur një palë zgjedhje të reja

Miftaraj: Vendi nuk shkon në zgjedhje edhe nëse nuk konstituohet Kuvendi

Kosova News 08/10/2024 08/10/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
18°C
Pristina
few clouds
18° _ 18°
64%
1 km/h
Thu
34 °C
Fri
32 °C
Sat
34 °C
Sun
34 °C
Mon
34 °C

Lajmet e Fundit

Ndalohen dy persona për sulmin ndaj një zyrtari të IPK-së, Prokuroria jep detaje
15:46 -06/08/2026
Në Spanjë besojnë se do ta organizojnë finalen e Botërorit 2030
15:06 -06/08/2026
Cakolli: Afati për konstituim të Kuvendit përfundon nesër në mesnatë
14:23 -06/08/2026
Kurti: Duhet marrëveshje për presidentin për të shmangur zgjedhjet
14:19 -06/08/2026
Egzon Reshani në paraburgim, dyshohet për tri vepra penale
13:44 -06/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?