KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Putini tallet me BE-në përmes Vuçiqit, Brukseli hesht dhe e paguan
Lajme

Putini tallet me BE-në përmes Vuçiqit, Brukseli hesht dhe e paguan

Kosova News
Kosova News 15:45 -19/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidenti rus, Vladimir Putin po e përdor Aleksandër Vuçiqin si një instrument për të poshtëruar Bashkimin Evropian, ndërkohë që BE-ja vazhdon të reagojë vetëm me deklarata, pa ndërmarrë masa konkrete. Kështu vlerëson Ivana Stradner, hulumtuese në Fondacionin për Mbrojtjen e Demokracive dhe korrespondente speciale për Kyiv Post, e cila në një postim të saj shpalos analizën mbi zhvillimet e fundit në raportet mes Rusisë, Serbisë dhe BE-së.

Sipas saj, Brukseli duhet të kuptojë se “Vuçiq nuk është i interesuar për BE-në, por po e mban hapur derën e integrimit vetëm për t’i shfrytëzuar fondet e saj”. Stradner përshkruan mënyrën sesi presidenti serb po e përdor strategjikisht narrativen pro-evropiane për përfitime financiare, pa pasur ndonjë qëllim real për t’iu përafruar standardeve të BE-së.

Në postimin e saj, ajo tha se “Java e kaluar shënoi ‘Ditën e Fitores’ në Rusi për të festuar triumfin kundër nazistëve që i ka dhënë fund në mënyrë efektive Luftës së Dytë Botërore në Evropë”. Sipas saj, Dita e Fitores në Rusi nuk zhgënjeu, duke simbolizuar një ngjarje të krenarisë, patriotizmit dhe propagandës.

Stradner nënvizon se Putini është i vetëdijshëm për rëndësinë e perceptimit në politikën ndërkombëtare dhe, për këtë arsye, e shfrytëzon këtë ditë për të portretizuar Rusinë si një fuqi ende relevante në arenën globale. Në këtë kontekst, sipas saj, pjesëmarrja e më shumë se dy dyzinave të liderëve botërorë në Moskë më 9 maj i shërben qëllimit të Kremlinit për të sfiduar izolimin diplomatik nga Perëndimi.

“Dy prej tyre – Aleksandër Vuçiq i Serbisë dhe Robert Fico i Sllovakisë – përfaqësojnë suksesin e Rusisë në rezistencën ndaj izolimit diplomatik perëndimor, legjitimimit të influencës së saj globale dhe sfidimit të presionit nga BE-ja”, shkruan Stradner. Edhe pse kishte zëra se do ta anulonin vizitën për arsye shëndetësore, të dy udhëheqësit mbërritën në Moskë para paradës ushtarake të 9 majit.

Tutje Stradner thekson se Vuçiq, nga ana e tij, postoi në rrjetet sociale duke thënë se “ia kishte dhënë fjalën” Putinit se do të merrte pjesë dhe se “bëra atë që thashë”. Ndërkaq, Fico e sfidoi hapur BE-në për vërejtjen që i ishte bërë për mos pjesëmarrje, duke thënë se “askush nuk mund të më tregojë ku të shkoj ose të mos shkoj”. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov i përgëzoi të dy udhëheqësit për “aktin e tyre heroik” kundër “presionit të hapur dhe të pakufizuar” nga Bashkimi Evropian, shkruan tutje ajo.

“BE-ja kërcënoi Ficon dhe Vuçiqin për udhëtimin e tyre në Rusi, ndërsa Brukseli e kishte dënuar planin e Vuçiqit për të marrë pjesë në festime, duke thënë se kjo do ta vinte Serbinë në shkelje të kritereve të përcaktuara të BE-së për anëtarësim. Brukseli duhet ta kuptojë se Vuçiq nuk është i interesuar të bashkohet me BE-në. Vuçiq e mban derën hapur për anëtarësim në BE vetëm për t’i shfrytëzuar fondet e saj. Ai nuk ka interes ta përafrojë Serbinë me rregullat e rrepta të BE-së në lidhje me korrupsionin, sundimin e ligjit dhe qeverisjen demokratike. Në fakt, një nga gjërat e para që bëri Vuçiq me ardhjen në pushtet ishte të minonte opozitën politike pro-perëndimore, ndërkohë që forconte grupet e ekstremit të djathtë për të përmirësuar pozicionin e tij politik”, ka shkruar tutje Stradner.

Stradner e ndërlidh këtë me situatën e brendshme në Serbi, ku së fundi vendi është përballur me protesta të mëdha për shkak të një tragjedie në Novi Sad, ku “një çati në një stacion të ri hekurudhor u shemb, duke vrarë 16 persona”.

“Në fund të fundit, Vuçiq ka nevojë për Putinin. Për këtë qëllim, udhëheqësit perëndimorë janë përpjekur ta qetësojnë presidentin e Serbisë duke ofruar stimuj, duke përfshirë iniciativa ekonomike dhe investime, me shpresën për ta bërë atë një partner. Kjo është një punë e kotë. Vuçiq nuk e dëshiron Serbinë më afër Perëndimit dhe Bashkimit Evropian. Qëllimi i tij përfundimtar është të qëndrojë në pushtet duke luajtur me të dyja palët, duke mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë dhe Kinën, ndërsa merr përfitime ekonomike nga BE-ja.

Sipas saj Putini po e poshtëron Brukselin duke pritur Vuçiçin dhe Ficon në Moskë, duke siguruar që përgjigja e BE-së të mbetet e dobët dhe kryesisht retorike, pa pasoja konkrete.

“Pavarësisht kërcënimeve të BE-së dhe vizitës së Vuçiqit në Moskë, më 13 maj, presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, vizitoi Vuçiqin në Beograd dhe theksoi se si Serbia është “plotësisht e përkushtuar ndaj procesit të pranimit në BE”.

Në përmbyllje të analizës, Stradner paraqet dy masa që, sipas saj, BE-ja duhet t’i ndërmarrë urgjentisht:

Së pari, “BE-ja duhet të ndërpresë financimin për Vuçiçin, pasi fondet e pranimit në BE forcojnë regjimin e tij autoritar. Brukseli nuk duhet të ketë frikë nga përshkallëzimi i situatës në Beograd, pasi Vuqiç ka nevojë për BE-në më shumë sesa BE-ja për Vuqiçin – kjo do t’i dërgojë gjithashtu një sinjal të qartë Moskës dhe Beogradit se BE-ja është serioze në lidhje me ruajtjen e vlerave të saj, të cilat Vuqiç mendon se mund t’i shfrytëzojë”.

Së dyti, “Brukseli duhet ta trajtojë Ficon ashtu siç e trajton Viktor Orbanin dhe të imponojë kosto më të gjera financiare. duke legjitimuar pushtetin e BE-së dhe duke hedhur një themel të mbështetur nga kërcënime të besueshme. Pavarësisht mburrjes së Ficos dhe Vuçiçit, strategjia e tyre politike është jashtëzakonisht e brishtë dhe BE-ja nuk duhet të bjerë pre e lojërave të tyre”.

Shkrimi i plotë
https://www.kyivpost.com/opinion/52712

Gjithashtu lexoni:

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në

Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit

Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë

Abdixhiku: Me Kurtin diskutuam për vlera dhe ide programore, duhet t’i shmangim zgjedhjet

Kurti: Takimi me Abdixhikun dhe Osmanin ishte konstruktiv, diskutuam për Qeverinë, Kuvendin dhe presidentin

Kosova News 19/05/2025 19/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
12°C
Pristina
clear sky
14° _ 12°
76%
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
29 °C

Lajmet e Fundit

Spanja e mposht Belgjikën dhe kalon në gjysmëfinale
23:04 -10/07/2026
Policia dhe Dogana parandalojnë kontrabandën nga një shtetas i huaj
22:30 -10/07/2026
Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për RTK-në
21:57 -10/07/2026
Mbyllet për tetë ditë rruga nga rrethi i Flamurit deri te Rrethi i Spitalit
21:26 -10/07/2026
Fillon sanimi i rrugës Prevallë–Shtërpcë
21:06 -10/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?