Një punëtor ka pësuar lëndime trupore, të enjten, gjatë kohës sa ishte në vendin e punës, pasi dyshohet se është rrëzuar në rrethana ende të paqarta.
Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK, ndërsa lidhur me rastin policia ka intervistuar një të dyshuar, shtetas kosovar, njofton Policia e Kosovës.
Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.


