Shoqata Sindikale e Punëtorëve të ndërmarrjes “Prishtina Parking” nesër do të protestojnë përpara hyrjes së kësaj ndërmarrjeje.
Sipas komunikatës së menaxhmetit të sindikatës dërguar mediave kjo protestë vie si shprehje e paknaqësisë për neglizhimin e kërkesave të tyre që janë rritja e pagave dhe pagesa e shujtave ditore.
Ndër të tjear arsye që përmenden në komunikatë është edhe rritja e vëllimit të punës, zgjatje të orarit të punës, premtime të parealizuara si dhe më e rëndësishmja është neglizhimi i disa kërkesave ligjore të parashtruara për të cilat nuk kanë pranuar përgjigjie nga menaxhmeti.
Protesta do të mbahet para hyrjes së kësaj ndërmarrje nesër nga ora 09:00


