KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të urrejtjes etnike në Kosovë
Lajme

Prokuroria Speciale ngre aktakuzë ndaj një serbi për nxitje të urrejtjes etnike në Kosovë

Kosova News
Kosova News 14:40 -16/05/2025
Shpërndaje
Shpërndaje

Prokuroria Speciale e Kosovës të premten ka ngritur aktakuzë ndaj një shtetasi serb, i identifikuar si S.S, nën dyshimin për veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 14 tetor 2023, në fshatin Dren të Komunës së Zubin-Potokut, i pandehuri ka kryer veprime që kishin për qëllim nxitjen e urrejtjes dhe përçarjes ndërmjet grupeve etnike, si dhe rrezikimin e rendit publik në Kosovë.

“Gjatë ndalimit për kontroll policor, i pandehuri ishte i veshur me një maicë me përmbajtje nacionaliste, në pjesën e përparme të së cilës gjendej harta e Kosovës dhe mbishkrimi “NE DAMO TE ZEMLODUSANOVA” (që përkthehet si “Ne nuk do t’jua japim tokën e Car Dushanit”). Në pjesën e pasme të maicës ishte shkruar “RANVOGORSKI POKRET – IBARSKE KOLOSIN”, që përfaqëson emrin e një lëvizjeje politike me përmbajtje nacionaliste dhe me tone nxitëse ndaj grupeve të tjera etnike në vend”, thuhet në njoftim.

Prokuroria thekson se me këtë veprim, i pandehuri ka nxitur publikisht urrejtje ndërmjet grupeve etnike në Kosovë, duke krijuar rrezik real për prishjen e rendit dhe qetësisë publike.

Aktakuza i është dorëzuar Gjykatës Themelore në Prishtinë.

Gjithashtu lexoni:

Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë

Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani

​Arrestohen katër persona pak para se të shkonte Kurti në veri, u munduan ta pengojne eskorten e kryeministrit Kurti

Instituti i Psikiatrisë kërkoi kohë shtesë për ekzaminim psikiatrik të Naim Murselit, anulohen dy seanca të planifikuara

Gjykata merr vendim për 17 të akuzuarit në rastin “Transporti”, nga 7 vjet burgim dhe nga 5 mijë euro gjobë për 8 prej tyre

Kosova News 16/05/2025 16/05/2025
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
clear sky
20° _ 19°
70%
2 km/h
Tue
32 °C
Wed
33 °C
Thu
36 °C
Fri
37 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Manchester City mbyll sezonin pa asnjë trofe
19:09 -01/07/2025
Shqipëria hedh një hap tjetër drejt integrimit në BE
18:58 -01/07/2025
Danimarka e ka prioritet zgjerimin e BE-së
18:34 -01/07/2025
Murati: Me gjithë pengesat nga Përparim Rama, MASHTI investon 12 milionë euro në Prishtinë
18:23 -01/07/2025
Kurti: Do të marr pjesë në takimin e thirrur nga Osmani
18:23 -01/07/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?