Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj nënës që dyshohet për keqtrajtim apo braktisje të fëmijës se saj.
Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, e cila tha se janë duke u ndërmarrë të gjitha masat hetimore.
“Prokurori ka kërkuar caktimin e masës se paraburgimit për të dyshuarën, për shkak të veprës penale “Keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës”, pranë gjykatës kompetente”, ka thënë Ulja.
Ndryshe, Policia e Kosovës të mërkurën përmes raportit 24 orësh, ka njoftuar se një burrë e ka informuar Policinë se fëmija është keqtrajtuar nga nëna e tij.
KEQTRAJTIM APO BRAKTISJE E FËMIJËS- Fushë Kosovë 05.12.2023-10:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policinë se e dyshuara femër ka keqtrajtuar viktimën mashkull kosovar. E dyshuara është arrestuar, dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”


