Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj ka njoftuar se projekti “Prishtina HeatSave” i instalimit të njehsorëve të Termokos-it po shkon mbarë, dhe deri më tani janë instaluar valvula, alokatorë dhe njehsorë në rreth 2.000 banesa në disa lagje të Prishtinës.
Ai u bën thirrje qytetarëve të Kryeqytetit që ta shfrytëzojnë këtë rast në mënyrë që të bashkëpunojnë me Termokos-in, që ky investim i madh i agjencionit federal amerikan MCC të shfrytëzohet plotësisht.
“Pajisjet dhe instalimi janë falas, dhe nga viti i ardhshëm, të gjithë konsumatorët do të paguajnë faturat e ngrohjes sipas konsumit e jo me metra katrorë. Pra, sa shpenzoni, aq paguani!”, shkroi Zogaj në postimin e tij në Facebook. /KosovaNews/


