Profesori i Gjuhës Angleze në Fakultetin e Filologjisë në Universitetin e Prishtinës, “Hasan Prishtina”, Bekim Bejta, ka dhënë dorëheqje nga pozita e tij.
“Unë, Bekim Bejta, Profesor dhe hulumtues shkencor i Universitetit të Poitiers, Francë, po ju njoftoj që nga dita e sotme, nuk jam më profesor i Universitetit të Prishtinë. Domethënë, unë po e braktis (lë, lëshoj) këtë vend pune”, thuhet në letrën e Bejtës drejtuar Senatit të UP-së.
Bejta u suspendua në prill të këtij viti nga procesi mësimor dhe aktivitetet akademike për shkelje disiplinore.




