KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prizreni pritet të bëhet kryeqytet i rock-ut për tri net
Lajme

Prizreni pritet të bëhet kryeqytet i rock-ut për tri net

Kosova News
Kosova News 14:46 -23/05/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Prizreni për tri net me radhë pritet të shndërrohet në epiqendër të ritmeve rock, duke mbledhur adhurues të muzikës nga trojet shqiptare dhe më gjerë në një atmosferë paharrueshme.

Kështu u bë e ditur gjatë promovimit të edicionit të katërt të festivalit “Rock&Blues Fest”, në Prizrenm i cili do të mbahet më 3,4,5 korrik. Promovimi u shoqërua me performancë live nga grupi “NA”, duke sjellë ritmet e rock-ut para publikut prizrenas dhe mysafirëve të shumtë.

në hapje të aktivitetit u vu në pah rëndësia e promovimit të rock-ut si kulturë, ndërsa publiku u ftua të bëhet pjesë e festivalit, i cili edhe këtë vit do të jetë falas.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, tha se ky festival është ndërtuar mbi idenë e promovimit të vlerave autentike të rock muzikës dhe trashëgimisë kulturore të qytetit.

“Kur ka lindur ideja për me krijuar një festival të tillë, e kemi pasur parasysh mjaft vlerat artistike të rock muzikës, dhe jo vetëm vlerat artistike, por edhe konceptin e përgjithshëm, mindset-in, mënyrën e të jetuarit, mënyrën e të menduarit, edhe qëllimi ka qenë me promovuar rock muzikën, me ia ofruar gjeneratave të reja një vlerë të jashtëzakonshme muzikore, në mënyrë që të japin kontribut që mos të harrohet ajo.

Ideja në fillim ka pasur pak skepticizëm nga individë të ndryshëm, mirëpo unë kam qenë shumë i sigurt bashkë me Hekuranin, kemi filluar, kemi vazhduar dhe përkundër sfidave”, tha Totaj.

Ai shtoi se festivali tashmë po shndërrohet në një traditë kulturore të qytetit, duke pasuruar jetën artistike dhe duke forcuar identitetin e Prizrenit si qytet i kulturës dhe rock-ut.

Ky festival po shndërrohet në festival tradicional. E ka begatu jetën kulturore të Prizrenit, e ka rikonfirmuar se Prizreni është qytet i kulturës, po akoma më tepër qytet i rock ‘n’ roll-it. Po ai ka pasur edhe efektin komercial për zhvillimin e turizmit si komponentë shumë e rëndësishme, edhe të ekonomisë, edhe të identitetit të përgjithshëm të qytetit të Prizrenit”, tha ai.
Sipas tij, festivali po rikthen në vëmendje figurat dhe frymën e skenës së dikurshme rock në Prizren, duke krijuar hapësirë edhe për talentet e reja. Totaj theksoi se përmes këtij organizimi po bën një rikthim simbolik në ditët e vjetra të qytetit dhe një rikujtim i vlerave të tij kulturore.

Edicioni i katërt i “Rock&Blues Fest”, do të sjellë rreth 15 bende, të cilat sipas drejtorit të festivalit, Hekuran Gashi, do të performojnë në dy skena, me pjesëmarrje të artistëve të njohur nga rajoni dhe bota.

Ai veçoi rikthimin e bendit “Telex” pas dy dekadash, performancën e “Dire Straits Legacy”, si dhe pjesëmarrjen e grupeve “Kolpa”,  e “Tre Muskuterët”.

“Na vjen një bend mega nga Turqia, Kolpa, është sivjet pjesë e line up-it tonë, e shumë e shumë të tjerë. Guns n’Roses Tribut, vjen nga Italia, pa dyshim.  Unë kisha me i rikujtu ata tre musketierët që janë shumë për qejfin tim, TNT, që na vjen si bend hapës i festivalit tonë. Edhe duke pas parasysh se prezenca e tyre ka ndryshuar nga një vit në vit, ashtu këtë arsye e kemi rregulluar me ndodh dy skena sivjet. Kështu që gjithçka fillon nga ora 18:30 në skenën promovuese bendet e reja, edhe vazhdon me main stagin edhe përfundon diku rreth orës 01:00 e ku do të kemi muzikë Live” , tha ai.

Gashi shtoi se pjesë e festivalit do të jenë edhe bende nga Shqipëria, si dhe nga Kosova bendi “Dhjetori”, të cilët, bashkë me emrat e tjerë të skenës rock, pritet të krijojnë një atmosferë të veçantë.

Sipas tij, festivali këtë vit zhvendoset në një lokacion të ri, përballë qendrës sportive në Prizren, ku do të ndërtohen dy skena.

“Lokacioni i ri është përballë qendrës sportive, jo shumë larg nga lokacioni i vjetër edhe unë po besoj që kemi bërë përzgjedhjen e duhur se njerëzit janë mësuar me lokacionin që ne e kemi pasur. Gjithsesi, do të bëhet gjithçka prej zeros atje. Kemi me pas një skenë main stage gjigante që ndoshta mund të jetë skena më e madhe në Kosovë për momentin edhe një skenë tjetër promovuese që mund të jetë për bendet e reja.”, u shpreh ai.

Para performancës live të grupit “NA”, kryetari i Komunës së Prizrenit dhe drejtori i festivalit ftuan të gjithë adhuruesit e rock-ut dhe jo vetëm, nga të gjitha trojet shqiptare dhe më gjerë që t’i bashkohen edicionit të katërt të festivalit.

“Në këtë ambient interesant po përdoret një shprehje tjetër, ku ka më mirë se me u marrë me rock and roll? Dhe ku ka privilegj më të madh se me i ftuar, me i thirr njerëzit, hajde të dëgjojmë rock and roll bashkë, jo vetëm rokerët, por të gjithë ata të cilët kanë shije për muzikë të mirë sepse jam shumë i sigurt që vlera edhe kualiteti i rock and roll-it vetvetiu dao t’i tërheqë rokerët e rinj, sepse në këtë fund të fundit promovimi i rock and roll-it nënkupton edhe tërheqjen e fansave të rinj, në mënyrë që festivali në vitet në vijim të jetë akoma më i madh, akoma më prezentativ edhe të shndërrohet ndoshta ikonë e veçantë e Prizrenit, po edhe e krejt Kosovës”, tha ai.

Me këtë festival që bashkon emra të njohur vendorë e ndërkombëtarë, organizatorët synojnë që edicioni i katërt i “Rock&Blues Fest” ta forcojë edhe më shumë pozitën e Prizrenit si një nga qendrat e muzikës rock në rajon.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së

Konjufca pret organizatorët e “Newborn Kosova 2026”

Rutte: Samiti i NATO-s në vitin 2027 do të mbahet në Tiranë

Agon Bytyqit i vazhdohet mandati si zv/drejtor i AKI-së

Dëmtimi i kompleksit memorial në Podujevë, reagon ashpër ministri Hoti

Kosova News 23/05/2026 23/05/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Wed
25 °C
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?