Asamblistja e Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren, Mimoza Bushrani, ka reaguar ashpër ndaj gjendjes aktuale në qytet, duke kritikuar menaxhimin nga ana e kryetarit Shaqir Totaj.
Sipas saj, Prizreni po përballet me rrugë të parregulluara, lagje të shkatërruara dhe mbeturina në çdo cep, ndërkohë që kryetari po merret me prezantime sipërfaqësore.
“Prizreni me rrugë të parregulluara, lagje të shkatërruara, mbeturina kudo dhe Shaqir Totaj krekoset me shatërvanin duke u dukur se punët janë të përfunduara, ndërkohë qyteti dhe qytetari po vuajnë nga papërgjegjshmëria e tij. Por më 12 tetor, Prizreni nuk do të heshtë – ia tregon vendin çdo talljeje dhe mashtrimi”, ka shkruar Bushrani.
Përveç reagimit me shkrim, Bushrani ka postuar edhe një video nga gjendja në terren, duke treguar sipas saj papërgjegjësinë e kryetarit aktual dhe mungesën e investimeve në qytet.
Prizreni me rrugë të parregulluara, lagje të shkatërruara, mbeturina kudo dhe Shaqir Totaj krekoset me shatërvanin duke u dukur se punët janë të përfunduara, ndërkohë qyteti dhe qytetari po vuajnë nga papërgjegjshmëria e tij. Por më 12 tetor, Prizreni nuk do të heshtë ia tregon vendin çdo talljeje dhe mashtrimi.
Posted by Mimoza Bushrani on Monday, September 8, 2025
Zgjedhjet lokale në mbarë vendin do të mbahen më 12 tetor, ku pritet një garë e fortë ndërmjet subjekteve politike./KosovaNews/


