KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » “Prizren Fest” pushton hapësirat publike me shfaqje teatrore
Kulturë

“Prizren Fest” pushton hapësirat publike me shfaqje teatrore

Kosova News
Kosova News 14:41 -24/07/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ndjekja e filmave në hapësirë të hapur tashmë është diçka që jemi mësuar me të. Por krejt ndryshe shijohen shfaqjet teatrore, kur lidhja me publikun e artistët bëhet edhe më e afërt. Këtë e ndihmon edhe fakti që organizohet në qytetin me kalldrëm, buzë “Lumbardhit” e stacioneve tjera kulturore të Prizrenit.

Edicioni i dytë i Festivalit Ndërkombëtar i Teatrit në Ambient të Hapur “Prizren Fest” po vazhdon, teksa dje janë dhënë katër shfaqje teatrore.

Përveç për të rriturit, festivali ka siguruar program edhe për fëmijët nëpërmjet “Çelësi Magjik”. Ndërkaq përvojë ndryshe ishte “Aurora” nga Çekia, nën regjinë dhe koreografinë e Carolina Arandia. Në këtë shfaqje gjithçka shprehet nëpërmjet vallëzimit, e cila është forma me të cilën del në pah edhe ashtu siç thuhet në njoftim, rendi i universit.

“Babai dhe Babai” nga Jeton Nezraj dhe në regjinë e Kushtrim Koliqit, ishte shfaqja e tretë të cilën artdashësit patën mundësinë ta shohin në kuadër të Prizren Fest.“Babai dhe Babai”, në dukje një dramë për sfidat e zakonshme të jetës së një familjeje, na zbulon një histori tronditëse dhe një traumë të thellë shoqërore, një plagë që ka ngelur e pashëruar dhe e cila personazhet i mban  peng”, thuhet në njoftimin e “Prizren Fest”.

Ndërkaq shfaqja që përmbylli natën ishte “Tatuazhi i Trendafili” e cila u dha në oborrin e Lidhjes së Prizrenit me regji nga Zana Hoxha. Shfaqja është një përrallë për besëtytni, premtimet dhe mundësitë e dashurisë.

“Prizren Fest” do të vazhdoj deri me datën 28 korrik.

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 24/07/2023 24/07/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
overcast clouds
15° _ 15°
90%
1 km/h
Thu
26 °C
Fri
30 °C
Sat
33 °C
Sun
29 °C
Mon
29 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?