Një person është arrestuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi në Prishtinë, por pas intervistimit është liruar.
Policia ka njoftuar se i dyshuari në rrjete sociale kishte shpërndarë video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qe i njëjti përmes rrjeteve sociale ka shpërndarë disa video me përmbajtje të abuzimit seksual me fëmijë. Me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar, rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.


