KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Prishtinasit ankohen se po mbesin të bllokuar në ashensorë si pasojë e reduktimeve të rrymës (VIDEO)
Ekonomi

Prishtinasit ankohen se po mbesin të bllokuar në ashensorë si pasojë e reduktimeve të rrymës (VIDEO)

Kosova News
Kosova News 17:14 -20/08/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Qytetarët e Kosovës po vazhdojnë të përballen me reduktime të energjisë elektrike me nga dy orë.

Ndërkaq KESCO ka lajmëruar që për reduktimet me energji eklektike, qytetarët mund të informohen përmes platformës e-Kesco, megjithatë qytetarët ende vazhdojnë të mbesin të painformuar për reduktimet.

Ata thonë se po informohen vetëm përmes mediave ose rrjeteve sociale. Po ashtu problem i theksuar në kryeqytet janë ashensorët.

Albert Bytyqi, banor i njërës nga ndërtesat në kryeqytet, tregon se nuk e di ku të informohet për orarin e reduktimeve, për çka i ka ndodhur që të mbetet edhe në ashensor për 20 minuta.

“Po, mua më ka ndodhur në mbrëmjen e së premtes. Unë banoj në lagjen “Qafa”, rruga “UÇK”. Pasi jam kthyer nga puna dhe po shkoja në banesë në të cilën banoj më katin e 12-të, kam hipur në ashensor dhe në katin e katërt është ndërprerë energjia elektrike. Kam qenë vetëm në lift dhe nuk kam bërë panik, por e kam marr me qetësi, sepse për fat të keq kjo nuk ishte hera e parë që më ndodh. Menjëherë e kam kontaktuar personin përgjegjës për këtë bllok të banesës. Kam pritur ashtu i bllokuar rreth 20 minuta derisa erdhi personin të cilin e kontaktova dhe më hapi derën. Ky është një problem mjaft serioz, sepse mund të ketë persona të moshuar ose fëmijë që mund ta përjetojnë me frikë, por edhe mbetja për një kohë të gjatë brenda liftit sjell edhe probleme me frymëmarrje”, ka thënë Bytyqi.

Zenor Kalludra, qytetar nga Klina, thotë se për reduktimet po informohen përmes mediave apo edhe rrjeteve sociale.

“Po informohemi përmes mediave, Facebook-ut… Problem boll kur s’bën televizioni apo kurrfarë informimi. Terr, mjerim në shekullin 21”, thotë ai.

Cun Lajqi, qytetar tjetër nga Prishtina, thotë se reduktime ka mjaft shumë, ndërsa shton se nuk e përdor platformën e-Kesco për t’u informuar për reduktimet.

“Po ka (reduktime) boll… Askund (nuk po informohen) veç kur po ndalen dritat po e shoh se ka ndalesë, përndryshe nuk e di… Nuk e përdori (platformën e-Kesco)”, thotë ai.

Teuta Telaku, auditore e brendshme në Ministrinë e Financave shprehet e shqetësuar me reduktimet e rrymës, për shkak të të cilave thotë se i ka ndodhur që të bllokohet brenda në ashensor. Ajo tregon se njoftohet vetëm nga mediat për reduktimet.

“Kam pas shqetësim ne ndaljen e rrymës dhe kam qëndruar 20 minuta në lift. Kjo më ka ndodhur duke u kthyer në banesë pas punës, po ashtu temperaturat kanë qenë shumë të larta dhe brenda nuk kishte as ajër. Madje, nuk kishte as valë për ta përdorur telefonin. E vetmja mundësi ishte të trokisja në derë të liftit, derisa erdhën dy persona dhe më ndihmuan të dilja. Lifti kishte mbetur në mes betonit, isha edhe e rrezikuar. Nuk e di pse KEDS-i nuk vepron pas ndaljes së rrymës, të lëshohet rryma për pak minuta sepse ka njerëz që mbesin në lift”, ka thënë Telaku.

Zymrye Bytyqi, banore në njërën nga ndërtesat në kryeqytet, ka thënë se mjaft shumë po ballafaqohen me reduktime të energjisë elektrike. Ajo thotë se mbrëmë nga reduktimet, një fqinje e saj ka mbetur në ashensor me dy fëmijët e saj.

“Dy orë pa rrymë e gjashtë me rrymë… Fqinjës i ka ndodhur (të mbetet në ashensor) me dy fëmijë mbrëmë”, ka thënë ajo.

Ndërsa përmes telefonit, zëdhënësi i KEDS-it, Viktor Buzhala ka thënë për KosovaPress se sa i përket orarit të reduktimeve me energji elektrike qytetarët mund të informohen përmes platformës e-Kesco.

Kujtojmë që reduktimet me energji elektrike kanë filluar të aplikohen që nga dita e hënë.

Gjithashtu lexoni:

Shoqata e Qumështoreve të Kosovës mbështet masat për mbrojtjen e prodhimit vendor dhe sigurisë ushqimore

Gjendja e rrugës Prishtinë-Podujevë, jep detaje të reja ministri Basha

KRU “Prishtina” njofton mbi gjendjen e nivelit të ujit në Batllavë e Badoc

Murati: FMN-ja e rendit Kosovën ndër vendet me rritjen më të shpejtë ekonomike në vitet e ardhshme

Autostrada 200-milionëshe Shkup-Bllacë, Basha uron që RMV-ja t’i ndërtojë në afat 10 kilometrat e mbetura

Kosova News 20/08/2022 20/08/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?