Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se Kosova është e gatshme ta ndihmojë Bosnjë dhe Hercegovinën në çdo mënyrë që munden pas përmbytjeve.
Në një postim nw platformen “X”, Osmanika thënë populli i Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira.
“ Zemrat tona janë me familjet në Bosnje dhe Hercegovinë që janë të pikëlluar për humbjen e njerëzve të dashur pas përmbytjeve shkatërruese.Populli i Republikës së Kosovës qëndron krah për krah me popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës në këto kohë të vështira dhe ne jemi të gatshëm të ofrojmë çdo ndihmë të nevojshme”, ka shkruar Osmani në Facebook.


