KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët
Lajme

Pranohen me shkrim dëshmitë e nëntë dëshmitarëve në rastin Thaçi dhe të tjerët

Kosova News
Kosova News 20:26 -13/12/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Në çështjen gjyqësore kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, më 11 dhjetor trupi gjykues ka miratuar pjesërisht kërkesën e Prokurorisë për t’i pranuar dëshmitë e nëntë dëshmitarëve me shkrim. Kjo u bë e ditur përmes konferencës javore të Dhomave të Specializuara të Kosovës nga zëdhënësi Michael Doyle.

Po ashtu, gjatë kësaj konferencë u tha se më 9 dhjetor, trupi gjykues miratoi kërkesën e një dëshmitari për të dhënë dëshmi me masa mbrojtëse përmes video-lidhjes, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Ndërsa në çështjen Salih Mustafa, sipas zëdhënësi Doyle, Kryetarja e DHSK-së caktoi një panel të Gjykatës Supreme, më 10 dhe 11 dhjetor, për të vendosur lidhur me dy kërkesa për mbrojtjen e ligjshmërisë: përkatësisht një nga  Mustafa dhe një nga Prokuroria.

“Të dyja kërkesat lidhen me vendimin e Gjykatës së Apelit me titull Vendim për Lëshimin e një Vendimi të Ri Dënimi për Salih Mustafën. Z. Mustafa pretendon se paneli i Gjykatës së Apelit ka shkelur ligjin në përcaktimin e dënimit për akuzën e vrasjes së paligjshme dhe i kërkon Panelit të Gjykatës Supreme të caktojë dënim më të ulët për këtë akuzë, ose t’ia kthejë panelit kompetent për vendim të ri. Prokuroria kundërshton ligjshmërinë e dënimit me 15 vjet të dhënë nga Dhoma e Apelit si tepër të ulët dhe i kërkon  Panelit të Gjykatës Supreme t’ia kthejë çështjen Panelit të Apelit për të caktuar një dënim të ri”, tha Doyle.

Gjatë kësaj konference u fol edhe për aktakuzat kundër Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Fadil Fazliut, Isni Kilajt dhe Hajredin Kuçit, akuza që lidhen me pretendime për përpjekje të paligjshme për të ndikuar ndaj dëshmive të dëshmitarëve.

Gjithashtu lexoni:

Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve

Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna

Ministri Muja premton rrjeta kundër breshrit dhe Qendër të Paralajmërimit të Hershëm për fermerët

Bulliqi dhe Kusari-Lila vizitojnë panairin e “Ditëve të Diasporës”

Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës

Kosova News 13/12/2024 13/12/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
moderate rain
16° _ 16°
91%
1 km/h
Wed
24 °C
Thu
25 °C
Fri
17 °C
Sat
24 °C
Sun
25 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?