KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Presidentja e Komisionit Evropian i jep mbështetje Kosovës për liberalizim dhe për targat RKS
Politikë

Presidentja e Komisionit Evropian i jep mbështetje Kosovës për liberalizim dhe për targat RKS

Kosova News
Kosova News 10:54 -27/10/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, është pritur në takim nga presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, me ç’rast në një konferencë për media është konfirmuar mbështetja e plotë nga KE për institucionet që të vendosin rend e ligj në gjithë vendin, duke përfshirë edhe vendosjen e targave RKS.

Von der Leyen tha se ardhja e saj në rajon dhe Kosovë rikonfirmon përkushtimin e Evropës në këtë periudhë për gjithë vendet, duke përfshirë këtu edhe Kosovë në rrugën e saj integruese për Bashkim Evropian.

“Patëm një takim shumë të mirë dhe pamë përparimin që ka arritur Kosova dhe vendi juaj tregon përkushtim të madh në rrugën për integrime dhe në përafrimin e plotë në sanksionet e BE-së që ka vënë kundrejt Rusisë si shkak i luftës në Ukrainë”, ka thënë ajo.

Presidentja e Komisionit Evropian ka thënë se Kosova ka bërë përparim për të luftuar krimin e korrupsionit dhe përparime në aspektin ekonomik.

“Jam aleat i juaji për liberalizimin e vizave dhe Kosova e them sërish që kemi plotësuar të gjitha kriteret. Detyra jonë është që të bindin tani vendet e BE-së dhe shumica janë në anën tuaj dhe do të bëjmë gjithçka që të ju përkrahim. Vendi i Kosovës është në BE dhe ju po e dëshmoni këtë për çdo ditë dhe BE nuk është e plotë pa Kosovën brenda. Kjo rrugë duhet të intensifikohet dhe BE është e4 përkushtuar për zgjerim dhe këtu do të ju mbështesim”, tha ajo.

Von der Leyen theksoi se lufta në Ukrainë, ka shkaktuar shumë probleme dhe ka terrorizuar popullin ukrainas.

Sipas saj, Rusia po tenton të bëjë çmos në ngritjen e çmimeve të energjisë, por BE nuk do të dorëzohet asnjëherë ndaj këtij shantazhi rus.

“Ne ju garantojmë një grand të menjëhershëm prej 75 milionë euro që do të jepet tash deri në muajin janar që të ju ndihmojmë për përballje me krizën aktuale. Pastaj do të kenë edhe një investim në grande që do të jetë 500 milionë për gjithë rajonin, e ku përfiton edhe Kosova”.

Presidentja e Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, foli edhe për çështjen e konvertimit të targave ilegale në RKS, duke u dhënë këtu mbështetje të plotë institucioneve të Kosovës.

“Targat, është shumë e domosdoshme që rregullat dhe ligjet të respektohen në çdo shtet. Nëse ka nevojë për jë periudhë tranzicioni duhet të jetë, dhe për këtë me sa di po punohet. Por ligji duhet të zbatohet kudo”, ka thënë  Von der Leyen.

Gjithashtu lexoni:

Kurti për deklaratën skandaloze të Igor Simiqit: Mund të jetë në kuadër të euforisë nga varrimi i Mladiqit   

Kurti: Të dakordohen partitë për nënkryetarët, synohet shmangia e zgjedhjeve të reja

Ndërpritet sërish seanca e kuvendit, vazhdon të premten në orën 11:00

Kërçeli: Kujtim Shala po kërkon votat e LVV-së, pasi tha se është kundër bashkëpunimit me Kurtin

Gërvalla: Propozimi i Listës Serbe skandaloz, s’ka popull serb në Kosovë veç komunitet

Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?