Grupet djathtiste serbe të cilat ishin duke protestuar në kufirin në Jarinjë, kanë thyer për një moment kordonin e policisë serbe duke iu afruar kështu territorit të Kosovës.
Për një moment është dëgjuar edhe një shok-bombë, kurse policia po tenton t’i ndalojë.
Policia serbe ka krijuar një tjetër kordon më afër kufirit në Jarinjë (tek pjesa e Kosovës). Protestuesit gjatë të kohës po i ofendojnë policët serb të cilët nuk po i lejojnë të kalojnë më tej.
Damjan Knezheviq, njeri i afërt me grupin paramilitar rus, Wagner, është në vijën kryesore të protestës. Protestuesit u ka bërë thirrje policëve “të futen në Kosovë”, ndërsa ka pasur edhe sharje për “NATO-n”, në drejtim të trupave të KFOR-it që kanë shtuar forcat në pikën kufitare në Jarinjë.