KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Njeriu i Putinit, Damjan Knezeviq lajmërohet nga Rashka për rezistencë në Jarinjë – shihen edhe protestues me maska (FOTO)
Politikë

Njeriu i Putinit, Damjan Knezeviq lajmërohet nga Rashka për rezistencë në Jarinjë – shihen edhe protestues me maska (FOTO)

Kosova News
Kosova News 13:54 -18/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Damjan Knezeviq, një serb që ka lidhje të afërta me grupin paramilitar rus Wagner, nga Rashka e Serbisë ka bërë thirrje për rezistencë nga barrikadat e vendosura nga grupet kriminale në veri të Kosovës.

Wagner është në pronësi të Yevgeny Prigozhit, njeri i afërt i presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas Knezheviqit, shumë shpejtë do të kuptohet mesazhi, siç e ka quajtur ai, i dërguar nga ata.

“Kjo nuk është hera e parë që unë me vëllezërit nga Mali i Zi dhe Republika Serbe takohemi. Ne merremi vesh, takohemi herë pas here sikurse tani për të dërguar mesazhe. Mesazhin do ta kuptoni shumë shpejtë që do ta dërgojmë”, ka thënë ai para nisjes së protestës në Jarinjë, shkruan The Geopost.

LAJMI I FUNDIT: Kufiri në Jarinje ‘blindohet’ nga trupat e KFOR-it, sigurohen kufijtë (FOTO)

Ai shton se dikush nga ta do t’iu bashkohet barrikadave.

“Nuk i kemi ftuar ne, i kanë ftuar serbet që janë në barrikada. Ne kemi ardhur për të dëshmuar se ne ekzistojmë dhe për të vazhduar barrikadat. Mundet që dikush nga ne do të qëndroj [në barrikada]. Nuk e pranojmë asnjë institucion, nuk e pranojmë asnjë marrëveshje që është nënshkruar pas Rezolutës 1244. Shihemi në Jarinjë”, ka shtuar ai.

Shpërfaqet vandalizmi i serbëve në afërsi të kufirit në Jarinjë, digjet një pankartë me shkrimin “Marrëveshja e Brukselit”

Disa nga rrugët në veri të Kosovës, vazhdojnë të jenë të bllokuara për të nëntën ditë më radhë, si pasojë e vendosjes së barrikadave nga serbët lokalë të mbështetura nga regjimi i Beogradit.

Kjo situatë vazhdon të përkeqësohet për faktin se dhjetëra pjesëtarë të grupeve ekstremiste serbe dhe ruse, të armatosur kanë shtuar prezencën në këtë pjesë të Kosovës.

Përveç Wagnerit, prezent në këtë pjesë janë edhe pjesëtarë të grupit ekstremist rus “Ujqërit e Natës”. Ata shihen duke i dhënë përkrahje vendosjes së këtyre barrikadave, të vendosura një javë më parë, duke thënë se fitorja e Serbisë do të jetë po ashtu fitore e Rusisë.

Knezheviq që është drejtues i “Narodna Patrola” ka lidhje të afërta me Danilo Vuçiqin, që është biri i presidentit serb Aleksandar Vuçiq. thg

Gjithashtu lexoni:

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë

Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig

Hoti: Me reformën në mirëqenie sociale hiqet kriteri i moshës pesëvjeçare

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Kosova News 18/12/2022 18/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Zulfaj takon shefen e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë
22:39 -21/07/2026
Kosova dhe Malta forcojnë bashkëpunimin nëpërmjet bibliotekave të fëmijëve
21:56 -21/07/2026
Renditja e re e FIFA-s, Kosova renditet në pozitën e 78-të
21:53 -21/07/2026
Vdes një 61-vjeçar në Viti, rrëshqiti në ballkon gjatë motit të lig
20:47 -21/07/2026
Inspektorati i Punës ndalon punimet në 16 vendpunishte në pesë komuna
19:51 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?