KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » PDK-ja pro Asociacionit, me tri kushte
Politikë

PDK-ja pro Asociacionit, me tri kushte

Kosova News
Kosova News 18:00 -09/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Bernard Nikaj, ka deklaruar se partia e tij është pro themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, në rast se plotësohen tri kritere në dialog.

Nikaj ka thënë në KTV të enjten se Asociacioni duhet të shkojë krah procesit të njohjes së ndërsjellë, të themelohet duke u bazuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe të mos ketë kompetenca të nivelit të tretë të pushtetit.

“Sa i përket Asociacionit, PDK-ja ka pasur qëndrim konsistent dhe në vazhdimësi kemi thënë procesi i themelimit të Asociacionit fillimisht duhet të shkojë krahas procesit të sigurimit të njohjes së ndërsjellë. E dyta, që në çfarëdo procesi të themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe duhet marrë parasysh vendimin e Gjykatën Kushtetueses të vitit 2015 që është shumë i qartë nga përmbajtja e asaj çka mund të lejohet e çka s’mund të lejohet. Dhe e treta është që Asociacioni s’mund të jetë nivel i tretë i pushtetit në Kosovë”, deklaroi ai.

Sipas Nikajt, me këto kushte, PDK-ja e ka inkurajuar Qeverinë të futet në proces të negociatave me Serbinë, ndërsa theksoi se produkti i tanishëm i marrëveshjes s’e ka njohjen në qendër.

“Brenga kryesore e PDK-së ka qenë që ky plan (evropian) nuk parasheh përmbylljen e dialogut me Serbinë dhe nuk përmendet njohja e ndërsjellë, që besoj se ka qenë konsensus i tërë spektrit, të përmbyllë procesin dhe të na hapë rrugë neve drejt mbylljes subjektivitetit tonë ndërkombëtar. Asociacioni është një koncept që tashmë ka ekzistuar, por i ndërlidhur me çka”, ka thënë sekretari i PDK-së, duke theksuar se dialogut Kosovë-Serbi po i mungon transparenca nga ana e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.

Zyrtari i partisë opozitare ka theksuar se nga ajo që shihet sot, plani evropian e sheh vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi, duke mos e përmbyllur tërë procesin. Ai ka thënë se mbetet të shihet edhe se çka do të përmbajë Aneksi i planit.

“Ne nuk e pamë asnjë sinjal nga 5 vendet mosnjohëse, që kanë mundur të sinjalizojnë që e shohin këtë proces në rrugë të drejtë për njohje. Debati po vazhdon se kush dhe çka ka bërë, por besoj se s’duhet ta krahasojmë procesin e dialogut me atë që është arritur në 2013-n. Qëllimet duhet të jenë të avancuara duke mësuar edhe nga përvoja qe kemi pasur në të kaluarën. Nëse dikush thotë se plani sot është më i mirë se në 2013-n nuk është asgjë. Atë që s’e shohim nga ajo që kemi parë është që këto qëllime s’po arrihen”, ka shtuar ai.

Ai ka thënë se Serbia është e interesuar ta mbajë të pezulluar procesin e dialogut, ta zvarrisë implementimin e marrëveshjeve të nënshkruara dhe të mos e njohë Kosovën.

“Implementimi i marrëveshjeve s’ka qenë i lehtë, s’është që marrëveshjet kanë rezultuar me implementim të menjëhershëm. Është e rëndësishme njohja e ndërsjellë…Serbia po i luan të gjitha kartat në dialog, po tenton të gjejë mënyrë dhe t’i zvarrisë ato për implementim. Insistimi në njohje e ka këtë qëllim, Serbia ta njohë Kosovën dhe nga aty, procesi i negociatave është më i lehtë”, ka shtuar Nikaj.

Gjithashtu lexoni:

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kosova News 09/03/2023 09/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Rrustemi: Politika e Albinit po e përmirëson edhe PDK-në, arrestimet e serbëve për krime lufte do të vazhdojnë
20:38 -29/07/2026
BE-ja qorton Vuçiqin: Të shmangen deklaratat që nuk kontribuojnë në normalizim
20:07 -29/07/2026
Zjarr në një fabrikë në Gjakovë
19:28 -29/07/2026
Haxhiu: SHBA-ja dhe BE-ja ta dënojnë gjuhën shoviniste të Vuçiqit e Bërnabiqit
19:13 -29/07/2026
Arrestohen dy persona për kultivim të drogës
19:12 -29/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?