KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Nuk iu lejua të marrë pjesë gjatë intervistimit të Abazit, Gashi: Nuk është njerëzore të injorohem pa kurrfarë shpjegimi
Politikë

Nuk iu lejua të marrë pjesë gjatë intervistimit të Abazit, Gashi: Nuk është njerëzore të injorohem pa kurrfarë shpjegimi

Kosova News
Kosova News 20:54 -21/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Avokati i familjes Dehari, Tomë Gashi ka thënë se do të ishte shumë më korrekte nga ana e Prokurorit të çështjes nëse do i përgjigjej kërkesës së Gashit për të marrë pjesë në intervistimin e Abazit.

I ftuar në RTV Dukagjini, Gashi ka deklaruar se prokurori Afrim Shefkiu nuk e ka lejuar që të marrë pjesë në intervistimin e deputetit Haki Abazi, veprim të cilin Gashi e kishte pritur dhe kishte dorëzuar kërkesën me shkrim.

“Fillimisht, le të themi kështu se zoti Abazi faktikisht e ka nxitur vet Prokurorinë qysh nga e enjtja e kaluar me deklaratat e tij që ta ftojë. Prokuroria nuk e ka ftuar vetëm për shkak që është bërë një kërkesë”,

“Unë thuajse çdo ditë i kam shkruar Prokurorisë prej që ka dalur me pompozitet zoti Abazi me deklaratat e tij në Kuvendin e Republikës së Kosovës javën e kaluar”.

“Fillimisht kam kërkuar që ai të merret në pyetje si dëshmitar pastaj kam kërkuar që Prokurori të na njoftojë për kohën kur do të merret në pyetje. Pastaj është bërë publike që do të merret në pyetje ditën e  sotme dhe ditën e sotme unë kam shkuar në orën 10:00 siç ka qenë e paraparë, jo së bashku por thuajse paralelisht me zotin Abazi dhe Prokurori i rastit, zoti Afrim Shefkiu ka vendosur përmes zyrtarëve të Prokurorisë që mos të më lejojë të marrë fare pjesë në intervistimin e zotit Abazi”, ka deklaruar ai.

Avokati Gashi ka thënë se do ishte më korrekte sikur të pranonte një përgjigje nga Prokuroria dhe jo që prezenca e tij pas refuzimit për të marrë pjesë të dukej se ishte për një arsye tjetër.

“Prokurori së paku duhet të jetë më korrekt, jo për mua se prokurori nuk e ka fortë nevojë me më dashtë mua por e ka punë, e ka obligim dhe duhet me respektua shumë familjen Dehari”.

“Mendoj që ai, tani jemi në vitin e shtatë të hetimeve të këtij rasti dhe nuk është bash njerëzore që thjeshtë të injoron pa kurrfarë shpjegimi. Prokurori do ishte shumë më korrekt, në prizmin tim, sikurse ditën e djeshme, sepse çdo shkresë i ka shkuar në zyrën e tij, sikur do t’i përgjigjej ‘përshëndetje z. Gashi..ne kemi konsideruar që ditën e sotme kur do të merret në pyetje ky dëshmitar, prezenca juaj nuk është e preferuar…’”.

“Çfarëdo termi që gjejnë se ne kemi më shumë se 500 fjalë që i përdorim dhe jo vetëm që i flasim dhe të gjendej një zgjidhje që të na bëhej me dije. Por jo që aty të dukemi sikurse po shkojmë për shkak të kamerave”, ka deklaruar tutje Gashi.

Gjithashtu lexoni:

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Franca: Avancimi i Kosovës drejt BE-së lidhet me zbatimin e obligimeve nga Marrëveshja e Brukselit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Kosova News 21/02/2023 21/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete
11:02 -28/07/2026
Mbi 5 milionë euro investime në qarkoren e Gjakovës, ministria jep detaje
10:22 -28/07/2026
Bunker i improvizuar në veturë, Dogana sekuestron mijëra fishekë të kalibrit 9 mm
10:19 -28/07/2026
Haxhiu priti në një takim admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik!
10:17 -28/07/2026
Rriten çmimet e derivateve, MINT-i publikon tarifat e reja
09:50 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?