KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë
Politikë

Kusari-Lila: Punimet për Parkun Industrial në Frashër po ecin shumë mirë

Kosova News
Kosova News 18:52 -27/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Ministrja në detyrë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Mimoza Kusari-Lila, ka njoftuar se tre muaj pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës, projekti po avancon me ritëm të mirë dhe po i afrohet përfundimit të infrastrukturës bazike.

Kusari-Lila theksoi se së bashku me zëvendësministrat në detyrë Fatban Bunjaku dhe Jeton Mehmeti, si dhe kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, vizituan vendpunishten për të parë nga afër ecurinë e punimeve.

“Kanë kaluar tre muaj nga fillimi i punimeve për ndërtimin e Parkut Industrial në fshatin Frashër të Mitrovicës. Për të parë nga afër ecurinë e tyre, sot, së bashku me zëvendësministrat e MINTI-t, Fatban Bunjaku dhe Jeton Mehmeti, si dhe me Kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Faton Peci, pas takimit në Komunën e Mitrovicës, vizituam vendpunishten ku po ndërtohet parku industrial. Punimet po zhvillohen me ritëm të mirë dhe po i afrohen përfundimit të infrastrukturës bazike”, ka shkruar ajo në Facebook.

Sipas saj, tashmë ka interesim të konsiderueshëm nga bizneset për të investuar në këtë park industrial.

“Gjatë vizitës, u njoftuam se interesimi i bizneseve për të investuar në këtë park tashmë është i madh. Përkushtimi ynë mbetet i palëkundur për të ofruar infrastrukturë moderne dhe për të krijuar kushtet e nevojshme që investitorët, vendorë dhe të huaj, të zhvillojnë aktivitetin e tyre në Kosovë”, tha Kusari-Lila.

Po ashtu ajo tha se Eko Parku Industrial do të ndërtohet sipas standardeve për mbrojtjen e mjedisit dhe do të shtrihet në një sipërfaqe prej 48 hektarësh.

“Eko Parku Industrial do të ndërtohet në përputhje të plotë me standardet për mbrojtjen e mjedisit. Ai shtrihet në një sipërfaqe prej 48 hektarësh dhe, falë kontratës së re në vlerë prej afro 1 milion eurosh, po realizohen investimet e nevojshme në infrastrukturën bazike”, ka thënë ajo.

Kusari-Lila njoftoi gjithashtu se Ministria po planifikon ndërtimin e një parku industrial edhe në komunat veriore të Kosovës.

“Krahas funksionalizimit të Parkut Industrial në Frashër, po planifikojmë ndërtimin e një parku industrial edhe në komunat veriore të Kosovës, duke zgjeruar mundësitë për investime, zhvillim ekonomik, hapje të vendeve të reja të punës dhe zhvillim të balancuar në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, përfundoi ajo.

Gjithashtu lexoni:

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve

Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie

Abdixhiku thërret Kuvendin e jashtëzakonshëm të LDK-së

Kurti pret në takim ministrin francez Benjamin Haddad

Konjufca: Nuk kam synime për postin e presidentit, duhet kompromis ndërmjet partive

Kosova News 27/07/2026 27/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
broken clouds
17° _ 17°
68%
Mon
30 °C
Tue
31 °C
Wed
34 °C
Thu
36 °C
Fri
33 °C

Lajmet e Fundit

Haradinaj takohet me ministrin francez, shpalos ofertën e Aleancës për krijimin e institucioneve
19:37 -27/07/2026
Bajrami kërkon ndryshime në Kuvendin e partisë: LDK-ja nuk duhet të jetë shtojcë e asnjë partie
18:45 -27/07/2026
UEFA ndryshon rregullat: Organizatorët e Euro 2028 nuk kualifikohen direkt
18:38 -27/07/2026
Aksident trafiku në Klinë, lëndohen tre persona
18:15 -27/07/2026
Murati nënshkruan marrëveshje 60 milionë euro me Agjencinë Franceze për Zhvillim për projektin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”
17:52 -27/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?