Ushtruesja e detyrë së presidentes së vendit, Albulena Haxhiu ka pritur në takim admiralin George M. Wikoff, komandant i Komandës Aleate të Forcave të Përbashkëta në Napoli.
Haxhiu tha se me Wikoff kanë biseduar për situatën e sigurisë në Kosovë dhe në rajon, për bashkëpunimin e institucioneve tona me KFOR-in dhe për rëndësinë e koordinimit të rregullt me NATO-n.
“Theksova se orientimi euroatlantik i Kosovës është i pakthyeshëm dhe se anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik. Kosova do të vazhdojë ta forcojë bashkëpunimin me Aleancën dhe të kontribuojë në sigurinë e rajonit”, shkruan Haxhiu.


