KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Bunker i improvizuar në veturë, Dogana sekuestron mijëra fishekë të kalibrit 9 mm
Siguri

Bunker i improvizuar në veturë, Dogana sekuestron mijëra fishekë të kalibrit 9 mm

Kosova News
Kosova News 10:19 -28/07/2026
Shpërndaje
Shpërndaje

Zyrtarët e Doganës së Kosovës nga Sektori Antikontrabandë, gjatë realizimit të aktiviteteve operative për luftimin e kontrabandës dhe krimit ndërkufitar, kanë ndaluar sot një automjet të dyshimtë në regjionin e Prishtinës, në segmentin e autostradës Trudë – Prishtinë, për t’iu nënshtruar kontrollit doganor.

Gjatë kontrollit fillestar janë krijuar dyshime për ekzistimin e hapësirave të modifikuara në automjet. Pas një kontrolli të detajuar, zyrtarët doganorë kanë zbuluar bunkerë (hapësira të fshehura të ndërtuara pas fabrikimit), ku ishin të fshehura 2,550 copë fishekë të kalibrit 9 mm.

“Pas përfundimit të kontrollit të detajuar, janë ndërmarrë veprimet e nevojshme procedurale dhe rasti, së bashku me automjetin, municionin dhe personin e dyshuar, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për hetime të mëtejshme, në përputhje me kompetencat ligjore. Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës dhe aktiviteteve të tjera të kundërligjshme, duke bashkëpunuar ngushtë me institucionet e zbatimit të ligjit për të garantuar sigurinë publike dhe zbatimin e ligjit në Republikën e Kosovës”, thuhet në njoftimin e Doganës së Kosovës.

Gjithashtu lexoni:

Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete

Rriten çmimet e derivateve, MINT-i publikon tarifat e reja

Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë

Kapet në kufi me dokumente të personave të tjerë dhe vendime të gjykatave serbe

Vazhdon seanca gjyqësore për sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc

Kosova News 28/07/2026 28/07/2026
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
19°C
Pristina
scattered clouds
20° _ 19°
90%
Tue
29 °C
Wed
32 °C
Thu
34 °C
Fri
35 °C
Sat
33 °C

Lajmet e Fundit

Falsifikuan dokumentet e veturave koreane për import në Kosovë, sekuestrohen pesë automjete
11:02 -28/07/2026
Mbi 5 milionë euro investime në qarkoren e Gjakovës, ministria jep detaje
10:22 -28/07/2026
Haxhiu priti në një takim admiralin Wikoff: Anëtarësimi në NATO mbetet synimi ynë strategjik!
10:17 -28/07/2026
Rriten çmimet e derivateve, MINT-i publikon tarifat e reja
09:50 -28/07/2026
Arrestohen dy persona në Zubin-Potok, dyshohet se gjatë luftës kanë vrarë 23 civilë shqiptarë
09:25 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?