Sot në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëri të ditur se la nënshkruar vendimin i cili siguron një mbështetje më të madhe për fëmijët në strehim familjar, me qëllim të rritjes së mirëqenies së tyre.
Ajo tha se më këtë vendim janë dhënë edhe 200,000 euro më shumë për familjet që strehojnë fëmijë pa kujdes prindëror.
“Mbetemi të përkushtuar që edhe më tutje të ngrisim dhe fuqizojmë konceptin e strehimit familjarë si një ndër format më të mira të mbrojtjes së fëmijëve pa kujdes prindëror.
Familja strehuese është ambienti i cili tek fëmija krijon ngrohtësinë familjare, gjë e cila është shumë e rëndësishme për rritjen e fëmijës, formimin e tij/saj psikologjik dhe ndjenjën emocionale të fëmijës prandaj edhe mbështetja jonë institucionale do jetë e vazhdueshme”, ka thënë ministrja Haxhiu.