KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti i drejtohet Abdixhikut: Marrëveshja nuk fal asgjë, ka për qëllim t’i luftojë kriminelët e luftës
Politikë

Kurti i drejtohet Abdixhikut: Marrëveshja nuk fal asgjë, ka për qëllim t’i luftojë kriminelët e luftës

Kosova News
Kosova News 14:37 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është kundërpërgjigjur kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhikut, duke thënë se marrëveshja e dakorduar në Bruksel më 27 shkurt jo vetëm që nuk falë asgjë sa i përket të kaluarës, por sipas kryeministrit, synon që të luftojë kriminelet e luftës me mjetet e civilizuara.

Abdixhiku të enjten në Kuvend e akuzoi Kurtin se e tejkaluar të kaluarën me Serbinë, madje duke harruar edhe masakrat, me dakordimin në Bruksel të hënën. Abdixhiku e kritikoi që në atë dakordim nuk u përmend njohja e që paparagjykoi statusin politik të Kosovës.

Për të gjitha këto u kundërpërgjigj kreu i ekzekutivit, Albin Kurti.

“Marrëveshja bazike jo vetëm që nuk falë dhe amnsiton asgjë, por ka për qëllim të adresojë të kaluarën përmes mjeteve të civilizuara që kanë për qëllim luftën ndaj kriminelëve të luftës, theksimin e së vërtetës, mbrojtjen e narracionit të viktimave dhe edukimin e brezave të rinj mbi bazën e drejtësisë të së kaluarës. Është theksim i së kaluarës dhe ndërtim i së ardhmes”, ka thënë Kurti.

Sa i përket njohjes, Kurti ka thënë se si ish-presidenti amerikan Donald Trumpi dhe ai aktual Joe Biden, e kanë përmendur njohjen reciproke dhe kjo s’është bërë pa qëllim.

Sipas tij, në thelb nuk është problem Kosova për këtë çështje, por Kushtetuta e Serbisë, që siç vlerëson Kurti, është defektuoze.

“Para katër vjetëve, Trumpi e ka përdor togfjalëshin njohje reciproke, Bideni para dy vjete. Sepse në thelb nuk mund ta njohësh një shtet që nuk të njeh. Të dy presidentët na kanë treguar se e kemi gjendjen e mosnjohjes reciproke. Përndryshe, ata do shkruanin Serbia ta njehë Kosovën. Në fjalinë e katërt të preambulës – janë çështjet në shumës, jo çështjes siç tha Abdixhiku. Çështjet sepse qysh në takimin e parë në Bruksel në qershor 2021, unë kam thënë Republika e Kosovës nuk e njeh Serbinë. Vuçiqi tha se Serbia nuk e njeh Kosovën. Faktorët ndërkombëtare e dinë shumë mirë që nuk është në pyetje Pavarësia e Kosovës, por në thelb Kushtetua defektuoze është ajo e Serbisë. Nëse ka një shtet në Ballkanin Perëndimor që e ka statusin e pacaktuar është Serbia. Nga mosnjohja reciproke, duhet të kalojmë në njohjen reciproke”, është shprehur Kurti.

Ndërsa, për nenin 7 të Planit evropian, Kurti ka thënë se komuniteti serb i ka të drejtat në Kushtetutën e Kosovës ashtu siç parashihet në konventën kornizë të Këshillit Evropian për pakicat.

“Në nenin 7 flitet për komunitetin serb. Jo Asociacionin. Komuniteti serb nuk janë komunat me shumicë serbe. Janë kategorikisht çështje të ndryshme. Komuniteti serb ekziston edhe tek Ahtisaari dhe në Kushtetutë. Marrëveshja parasheh që të drejtat e serbëve duhet garantuar në përputhje me Konventat e Këshillit të Evropës. E vetmja konventë e KE-së që rregullon aspektet e të drejtave të komuniteteve është konventa kornizë për mbrojtjen e pakicave e cila tashmë është pjesë e Kushtetutës së Kosovës. Maksimumi që do të mund të nënkuptonte një vetmenaxhim – një pikë e tillë është neni 22 i Kushtetutës. Propozimi kryesor nuk ka asnjë referencë kryesor se çka nënkupton një vetmenaxhim i tillë. Rezultati duhet të jetë një format i respektit për të drejtat individuale jo territoriale të pakicave. Këtu nuk kam dhënë asgjë. Një komunitet siç është ai serb nënkupton dimension social, jo territorial, jo institucional dhe politik të një tërësie të individëve. Konventa kornizë ka subjekt individët”, ka thënë ai.

Kurti: Gabimet e kaluara s’do të përsëriten – Nuk lejoj as negocioj asgjë që nuk është në përputhje me Kushtetutën, asnjëherë

Gjithashtu lexoni:

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së

Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Vjosa Osmani “tërhiqet” pas reagimeve, PDK-ja s’ka vija të kuqe

Cakolli: Me votat e diasporës, VV-ja mund të shkojë në rreth 46%, PDK-ja në 21-22%, LDK-ja deri në 19%, AAK-ja nën 6%

KQZ jep detaje se kur mund të certifikohen rezultatet zgjedhore

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
17°C
Pristina
few clouds
17° _ 17°
81%
1 km/h
Mon
26 °C
Tue
27 °C
Wed
28 °C
Thu
26 °C
Fri
15 °C

Lajmet e Fundit

Numërohen 10 për qind e votave, këta janë 10 më të votuarit e VV-së
22:59 -08/06/2026
Gërvalla: Hapet konsultimi publik për Byronë e Pasurisë
21:55 -08/06/2026
Ndalohet në Bërnjak një veturë me targa serbe, pasagjerit i gjenden rreth 30 mijë euro
21:53 -08/06/2026
Rama për Reuters: Shqipëria do të vazhdojë ndërtimin e resortit luksoz, pavarësisht protestave
20:55 -08/06/2026
Ushtruesja e detyrës së shefit të Zyrës BE-së në Prishtinë uron Kurtin, kërkon formim të shpejtë të institucioneve
20:12 -08/06/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?