KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Kurti: Gabimet e kaluara s’do të përsëriten – Nuk lejoj as negocioj asgjë që nuk është në përputhje me Kushtetutën, asnjëherë
Politikë

Kurti: Gabimet e kaluara s’do të përsëriten – Nuk lejoj as negocioj asgjë që nuk është në përputhje me Kushtetutën, asnjëherë

Kosova News
Kosova News 14:15 -02/03/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Kryeministri Albin Kurti me ftesë të deputetëve po raporton këtë të enjte në Kuvendin e Kosovës lidhur me dialogun me Serbinë dhe takimin e 27 shkurtit në Bruksel me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Kurti, ka thënë se në takimin në Bruksel të hënën në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, ishte i gatshëm të nënshkruante Planin evropian.

Ai tha se ofroi nënshkrimin e marrëveshjes, por Vuçiqi e refuzoi kategorikisht.

“Në takimin trilateral i ofrova BE-së nënshkrimin zyrtar si kryeministër i Republikës për marrëveshjen bazike, që duhet të nënshkruhet edhe nga përfaqësuesi i lartë Borrell dhe nga presidenti i Serbisë, Vuçiq e të miratohej në Samit të Këshillit Evropian. Propozimin tim e refuzoi menjëherë Vuçiqi dhe atë në mënyrë kategorike. E bëri publike edhe pasi doli nga takimi. Qëndrimi i Borrellit, është që ky dokument nuk do të diskutohet më. Pra, ka format të finalizuar dhe është shpallur në faqe të BE-së, të dyja palët janë pajtuar për këtë pozitë, por nuk nënkupton se kanë pranuar zyrtarisht marrëveshjen. Pranimi bëhet përmes nënshkrimit të gjitha palëve. Refuzimi i Serbisë për të treguar se s’është dakord me marrëveshjen”, ka thënë Kurti në seancën e Kuvendit.

Ai ka thënë se plani i zbatimit të kësaj marrëveshje duhet negociuar dhe ende nuk është negociuar.

Kurti ka thënë se nëse kjo marrëveshje është e dëmshme, atëherë “të tregohet pse Vuçiqi nuk po e nënshkruan”.

Kurti ka thënë se marrëveshja është hap i rëndësishëm në rregullimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, flet për barazinë, respektimin e integritetit territorial, pavarësinë dhe heqjen dorë të pengesave për anëtarësim në organizata ndërkombëtare. Po ashtu edhe shkëmbime të misioneve diplomatike, e njohjen e simboleve shtetërore, pasaportave.

“Marrëveshja ia hap rrugën Republikës sonë për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare, më e rëndësishme përmes pranimit të kapacitetit ligjor për anëtarësim në NATO, e nënshkrim të Partneritetit për Paqe me NATO-n, ku për herë të parë Ushtria e Kosovës shndërrohet aleate partnere në NATO”, ka thënë Kurti, që ka shtuar se do të vijë edhe marrja e statusit të shtetit kandidat të BE-së.

Kurti ka thënë se asnjëherë nuk do të pranojë diçka që është kundër Kushtetutës së Kosovës.

“Më lejoni të riktheksoj se si kryeministër nuk do të lejoja të negocioja asgjë që nuk është në përputhje me sistemin tonë kushtetues e ligjor apo diçka që synon territorializimin, monoetnicitetin apo krijimin e urave për ndërhyrje të Serbisë në punët e brendshme të Republikës së Kosovës. Asnjë nga kjo asnjëherë. Gabimet politike historike të qeverive të kaluara s’do të përsëriten asnjëherë. Do të bëjë përpjekje maksimale që ato gabime t’i eliminojë, apo së paku t’i reduktojë substancialisht që të mos jenë pengesë për karakterin e qëndrueshëm, demokratik e unitar të Kosovës”, tha Kurti.

Kryeministri Kurti fillon raportimin, porositë opozitën: Mos krijoni linja politike si të atyre që s’po pranojnë të nënshkruajnë marrëveshjen

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Shaqir Lutvija dënohet me 10 vjet burgim për krime lufte

Kosova News 02/03/2023 02/03/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
18° _ 16°
78%
1 km/h
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C
Sun
33 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?