KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Ekskluzive! Audioincizimi që dëshmon pazaret e Shaqir Totajt, emëron drejtor shkolle dhe auditor në këmbim të votave në asamble
Politikë

Ekskluzive! Audioincizimi që dëshmon pazaret e Shaqir Totajt, emëron drejtor shkolle dhe auditor në këmbim të votave në asamble

Jeton Sopa
Jeton Sopa 16:02 -22/09/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Koalicionet me AAK-në dhe Nismën Socialdemokrate, nuk ishin të mjaftueshme për të ja siguruar shumicën në Kuvendin Komunal kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj të PDK-së. Duke qenë se Lëvizje Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës ishin kategorike që të mos bënin koalicion për bashkëqeverisje me PDK-në, kryetari Totaj kishte zgjedhur mënyra të tjera për t’i “blerë” votat për asamble.

 
Ai kishte peshkuar individualisht asamblistë të partive opozitare, duke i joshur me poste e favore në këmbim të votës.

 
Në një audioincizim të siguruar nga KosovaNews, kryetari i komunës së Prizrenit dëgjohet duke bërë pazare me x-personin në një restorant diku në Prizren.

Totaj e pranon haptazi që për të shtyrë procese përpara i duhen votat në asamble: “Ne e kemi zgjedhë kryesuesen e kemi pru komisione për mi zgjedh drejtorët (Në Arsim) ato hartat zonale e për krejt çka kemi pas nevoj”, dëgjohet duke thënë kryetari Totaj.

 
E për këtë kryetari Totaj kishte zgjedhë të bëj pazare me një nga personat kyç të opozitës, dhe për këtë i erdhi në ndihmë Osman Hajdari që ka qenë Drejtor i Administratës  Komunale në qeverisjen e Mytaher Haskukës.

Osman Hajdari vinte nga partia Nisma Socialdemokrate që kishte bërë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisjen e Haskukës. Pas prishjes së koalicionit me Nismën Socialdemokrate, Osman Hajdari kishte vendosur t’i bashkohej Lëvizjes Vetëvendosje në Prizren.

Në zgjedhjet e fundit komunale të mbajtura në tetor të vitit të kaluar, Osmani Hajdari ishte zgjedhur asamblist nga radhët e LVV.

Në këto zgjedhje Partia Demokratike e Kosovës kishte arritur ta fitonte Komunën e Prizrenit pas raundit të dytë, ku kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj kishte mposhtur kandidatin e LVV, Mytaher Haskukaj.

Pas disa përpjekjeve për ta siguruar shumicën në asamble, kryetarit Totaj kishte negociuar pikërisht me Osman Hajdarin duke marrë premtim nga ky i fundit se mund të ia siguronte edhe dy vota nga asamblistët e Lëvizjes Vetëvendosje me kushtin që Totaj ta bënte auditor të brendshëm të Komunës së Prizrenit dhe t’u bënte favore edhe dy asamblistëve të tjerë të LVV, këtë e dëshmon vetë kryetari Totaj i cili dëgjohet në audioincizim.

“Kemi pas bashkëpunim me asamblistat prej partive të tjera, nja prej tyne u kan ajo, qekjo gruaja e Hemes (Shqipe Shatri,Asambliste e LVV) e diqka duhet me i dhanë, cka i japim e shohim ta kqyrim…. qeshtu e kemi ba marrëveshjen me këtë Osmanin (Osman Hajdari) i ka pas dy vota në asamble edhe kemi ba marrveshje që kur të na duhen neve vota me na votu. Ai ka lyp mu kthy n’auditim,… Jojo e kum vendos me e kthy në auditim. Une e kum analizu ma s’pari pozicionin edhe kam vendos me kthy për shkak që dy vota prej tij i kemi në asamble. Ai ka pas edhe do kërkesa tjera po unë i kam thanë qekjo ban, qekjo s’ban, qekjo ban qekjo s’sban… pra duhet me pas vota të mjaftueshme në asamble” dëgjohet në këtë audioincizim kryetari Shaqir Totaj.

Të gjitha këto pazare që dëgjohen në këtë audioincizim kryetari Totaj i ka realizuar me përpikmëri. Më 4 Gusht të këtij viti Drejtoria e Arsimit publikoi rezultatet e konkursit për drejtor të disa shkollave të Komunës së Prizrenit, ndër drejtoret e pranuar figuron edhe emri Hemë Qoqaj i cili është burri i asamblistes së LVV-së, Shqipe Shatri.

Asamblistja e LVV Shqipe Shatri u ishte bashkuar asamblistëve të pozitës duke votuar në Kuvendin Komunal për themelimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorëve të shkollave. Si duket kjo duhet të ketë qënë pjesë e marrëveshjes për të cilën fliste Totaj në audioincizim: “Kemi pasë bashkëpunim me asamblistat prej partive të tjera, nja prej tyne u kan ajo, qekjo gruaja e Hemes e diçka duhet me i dhanë, cka i japim e shohim ta kqyrim…. qeshtu e kemi ba marrëveshjen me këtë Osmanin”

Ndërsa në Qershor të po këitj viti, në pozitën e Auditorit të Brendshëm është rikthyer Osman Hajdari duke dhënë dorëheqje nga pozita e asamblistit të Kuvendin Komunal, edhe kjo kishte qenë pjesë e marrëveshjes që kishte bërë kryetari Totaj sipas audioincizimit: Ai ka lyp mu kthy n’auditim,… Jojo e kum vendos me e kthy në auditim. Une e kum analizu ma s’pari pozicionin edhe kam vendos me kthy për shkak që dy vota prej tij i kemi në asamble.

Sipas burimeve të KosovaNews edhe asamblistja tjetër nga radhët e LVV-së që ishte pjesë e marrëveshjes Hajdari-Totaj që kishin bërë pazare për pozita të ndryshme në këmbim të votës mirëpo këto kishin dështuar me ndërhyrjen e organeve të hetuesisë që aktualisht janë duke e hetuar rastin.

Gjithashtu lexoni:

​Nga pezullimi te kthimi, ja çfarë kërkon ShBA nga Kosova për dialogun strategjik

Presidenca del me sqarim për shpenzimet zyrtare për periudhën prill–qershor 2026

Qorrolli i LVV-së: Duam marrëveshje me LDK-në, përfshirë edhe presidentin

Nagavci: Nuk ka unitet për Vjosa Osmanin si kandidate konsensuale

Një i vdekur e tre të lënduar në aksidentin e rëndë në Komoran

TAGGED: Komuna e Prizrenit, osman hajdari, Shaqir Totaj, shqipe shatri, vota asmable
Jeton Sopa 09/05/2023 22/09/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
15°C
Pristina
few clouds
15° _ 15°
90%
Tue
35 °C
Wed
24 °C
Thu
28 °C
Fri
17 °C
Sat
23 °C

Lajmet e Fundit

Edon Zhegrovës i jepet edhe një shans te Juventusi
18:02 -21/07/2026
Stuhia e fortë shkakton dëme në qytetin e Suharekës
17:54 -21/07/2026
​Policia mbështeti aksionin për rrënimin e vilave ilegale në Ujman, nuk pati telashe
17:48 -21/07/2026
Lirohet për qarkullim rruga te Ura e Dollcit
16:02 -21/07/2026
Prokuroria Themelore në Prishtinë ndalon një person për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” dhe “Falsifikimi i dokumentit zyrtar”
15:54 -21/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?