Në kuadër të Planit Operativ ”Parandalimi i Garave të Shpejtësisë” Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me Njësinë për Reagim të Shpejtë/DRP Prishtinë ka arritur që të parandaloj garat e shpejtësisë me automjete.
Siç thuhet në një njoftim parandalimi është bërë në dy lokacione; Autostrada “Dr. Ibrahim Rugova” afër hyrje-daljes në Mazgit dhe në hyrje-daljen në Trudë.
“Njësitë policore mbrëmë në ora 22:55 kanë hasur në disa automjete duke u përgatitur për gara shpejtësie me ç ‘rast është arritur të parandalohen garat ilegale të cilat rrezikojnë sigurinë e pjesëmarrësve në trafik dhe ndaj shoferëve janë shqiptuar katërmbëdhjetë (14) gjoba”, thuhet në njoftim.



