KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia del me njoftim të ri – jep detaje për vetëvrasjen Sokol Halilit, vrasësit të gruas shtatzënë
Siguri

Policia del me njoftim të ri – jep detaje për vetëvrasjen Sokol Halilit, vrasësit të gruas shtatzënë

Kosova News
Kosova News 15:24 -02/12/2022
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës ka bërë të ditur të premten se përkundër tentimit të negocimit me të dyshuarin për vrasjen e gruas shtatzënë dy ditë më parë, pas lokalizimit të tij, ai ka bërë vetëvrasje me armë zjarri.

Në njoftim për medie thuhet se dorasi i shtatzënës është gjetur në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes.

“Lidhur me rastin e vrasjes së rëndë të ndodhur më datë 30 nëntor 2022, në oborrin e QKUK-së në Prishtinë, Policia e Kosovës me njësitet e saj hetimore dhe operative, në koordinim me Prokurorinë e shtetit, ka  punuar intensivisht për lokalizimin dhe kapjen e personit të dyshuar.

Bazuar në hetimet intensive dhe veprimet operative-hetimore, sot më 02 dhjetor 2022, rreth orës 13:45 njësitet policore kanë arritur të lokalizojë vendndodhjen e të dyshuarit mashkull kosovar, Sokol Halili, viti i lindjes 1991, i cili gjendej në fshatin Davidovc të komunës së Shtimes”, thuhet në komunikatë.

EKSKLUZIVE: Policia lokalizon burrin që vrau gruan shtatzënë – para se të kapet Sokol Halili bën vetëvrasje

Tutje theksohet se Policia e Kosovës me njësitet relevante, ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore përfshirë masat e sigurisë në këtë lokacion, si dhe ka aplikuar masat e negocimit me personin e dyshuar për t’i mundësuar të njëjtit dorëzimin.

“Përkundër të gjitha masave të ndërmarra dhe tentativës për negocim, nga njësitet dhe kompetentët policorë i njëjti nuk është dorëzuar dhe me armës zjarri ka kryer aktin e vetëvrasjes”.

E konfirmon edhe ministri Sveçla: Vrasësi i gruas shtatzënë u vetëvra

Lidhur me rastin bëhet e ditur se janë duke vazhduar veprimet e mëtejme nga njësitet relevante policore, përfshirë ekzaminimin e vendit të ngjarjes, përderisa për procedura të mëtejme janë informuar Prokuroria dhe Inspektorati Policor i Kosovës./KosovaNews

Lexo po ashtu:

Sokol Halili vdiq teksa po transportohej për në spital, kryeprokurori jep detaje
Vendi ku e gjetën njësitet policore Sokol Halilin, i cili bëri vetëvrasje

Gjithashtu lexoni:

RrGK reagon pas raportimeve se gazetari Syla përdori dhunë ndaj të dashurës

Ndalet me emblemë ruse dhe mjet piroteknik, serbit i ndalohet hyrja në Kosovë

Vdes në QKUK njëri nga të lënduarit në aksidentin që ndodhi në Sllovi të Lipjanit

Aksident tragjik në Ferizaj, humb jetën një 28-vjeçar

Gazetari Valon Syla në mbajtje 48-orëshe, dyshohet për dhunë në familje

Kosova News 02/12/2022 02/12/2022
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 15°
73%
1 km/h
Sun
29 °C
Mon
33 °C
Tue
32 °C
Wed
32 °C
Thu
31 °C

Lajmet e Fundit

Krasniqi nga NISMA: Zgjidhja për konstituimin e Kuvendit është vetëm në tryezë të përbashkët
12:28 -29/06/2025
Lushaku-Sadriu: Sot u cenua Kushtetuta e Kosovës
12:24 -29/06/2025
Haradinaj: Kurti e ka ndarë mendjen ta bëjë më keq Kosovën
12:21 -29/06/2025
Krasniqi: Kurti dhe LVV po shkelin me vetëdije Kushtetutën – një abuzim i hapur me rendin kushtetues
12:19 -29/06/2025
Tensione në Kuvend – Çitaku akuzon për shkelje Kushtetuese, Dehari thërret sigurimin për ta larguar nga foltorja
11:54 -29/06/2025
Follow US
© KOSOVANEWS -TË GJITHA TË DREJTAT E REZERVUARA

[email protected]

[email protected]

046 100 004


Made by: V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?