KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Policia “blindon” argjendarinë në Prishtinë, lidhet me grabitjen e Suharekës
Siguri

Policia “blindon” argjendarinë në Prishtinë, lidhet me grabitjen e Suharekës

Kosova News
Kosova News 21:25 -04/12/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Që prej mbrëmë, Policia e Kosovës ka blinduar një argjendari në Prishtinë, pronari i së cilës dyshohet të ketë bashkëpunuar me grabitësit

U bastis disa herë, dhe tani përfundimisht, argjendarinë “Baraku” në kryeqytet e ka marrë nën kontroll Policia e Kosovës.

Pronari i saj u arrestua pak ditë më parë, nën dyshimet se bashkëpunoi me grabitësit e argjendarisë në Suharekë.

Sipas hetimeve të deritanishme, Prokuroria Themelore e Prizrenit, dyshon se pronari Trim Baraku, bashkëpunoi me grabitësit.

Madje, një pjesë e mallit të vjedhur, dyshohet se ishte fshehur këtu.

Pas bastisjes të së dielës, janë parë zyrtarë që kanë dalë nga aty me një thes, por që nuk janë dhënë detaje për përmbajtjen e tij, pavarësisht insistimit.

Të gjitha hetimet po i udhëheqë prokurorja Ervehe Gashi, e cila beson se janë në rrugë të duhur për ta zbuluar gjithë rastin.

“Ne jemi duke i vazhdu hetimet në këtë çështje penale. Janë veprimet taktike, operative dhe hetuese të Prokurorisë dhe të Policisë. Për çdo gjë që ndodhë më vonë do të ju informojmë me kohë”, ka thënë prokurorja e rastit, Ervehe Gashi.

Në këtë hetim është përfshirë edhe Dogana e Kosovës, por as nga zyrtarë për informim të kësaj të fundit, nuk kanë dalë informacione për përfshirjen në këtë aksion.

Për grabitjen në Suharekë, deri më tani janë arrestuar shtatë persona, përderisa një tjetër është në arrati.

Si shkak i personit që është ende në kërkim, Policia e Kosovës ka shtuar masat e sigurisë për prokuroren e rastit, si dhe të përfshirët e tjerë.

Rënia në gjurmë të të gjithë grupit, duket se ndodhi me arrestimin e Albin Beqirit e Fatmir Tahirit.

Këta dy persona, të cilët tashmë ndodhen në paraburgim, dyshohet se i furnizuan grabitësit me dhjetë numra të telefonit, të cilëve më pas u ranë në gjurmë organet e hetuesisë, raporton RTVD.

Gjithashtu lexoni:

Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik

Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër

16 persona të arrestuar dhe 1985 gjoba trafiku në 24 orët e fundit

Aksident me fatalitet në Prishtinë

Përplasje në Kuvend, Time Kadrijaj hedh vezë në drejtim të Albin Kurtit

Kosova News 04/12/2023 04/12/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
27°C
Pristina
clear sky
27° _ 27°
52%
4 km/h
Mon
35 °C
Tue
36 °C
Wed
36 °C
Thu
35 °C

Lajmet e Fundit

Protesta në Tiranë zhvendoset para ambasadës serbe dhe asaj ukrainase, protestuesit thirrje jashtë godinave: UÇK, UÇK
23:21 -09/08/2026
Pacolli kërkon reagimin e ndërkombëtarëve pas deklaratave të Vuçiqit për ndryshimin e rrjedhës së Ibrit
23:13 -09/08/2026
Konjufca reagon ndaj Zelenskyt: Me keqardhje kemi pranuar deklaratat e Zelenski, Kosova mbështeti Ukrainën pavarësisht mosnjohjes
23:10 -09/08/2026
Deputeti ukrainas që përkrah pavarësinë e Kosovës i reagon Zelensky: Gabim diplomatik
23:06 -09/08/2026
Eskalon Vuçiq: Serbia po shqyrton ndryshimin e rrjedhës së Lumit Ibër
23:00 -09/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?