KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Petkoviqi i reagon Bislimit pasi tha që Asociacioni është një OJQ
Politikë

Petkoviqi i reagon Bislimit pasi tha që Asociacioni është një OJQ

Kosova News
Kosova News 13:43 -28/02/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Drejtori i Zyrës për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë organizatë joqeveritare, por do të formohet sipas marrëveshjes së nënshkruar në Bruksel.

Në një deklaratë për media të martën, Petkoviqi i është përgjigjur zëvendëskryeministrit të Kosovës, Besnik Bislimi, që në Parlamentin Evropian u shpreh se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, qëndrimin e BE-së e se s’duhet të jetë nivel i tretë qeverisës.

“Përfaqësues të institucioneve të përkohshme në Prishtinë kanë intensifikuar fushatën e tyre propaganduese me të cilën synojnë ta rikonceptojnë Asociacionin e komunave serbe, duke u përpjekur me këmbëngulje ta reduktojnë në nivelin e një organizate joqeveritare, edhe pse është e qartë se Beogradi, në përpjekjet për të krijuar mekanizma solidë dhe të besueshëm për të mbrojtur pozicionin e vet dhe të drejtat e popullit serb në Kosovë, nuk do të devijojë as edhe një pikë nga Marrëveshja e parë e Brukselit dhe aktet e tjera nga dialogu që përcaktojnë qartë Asociacionin e komunave serbe”, ka thënë Petkoviqi në një komunikatë për media.

Sipas tij, Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk do të jetë organizatë joqeveritare.

“Sepse, po të ishte i tillë, Prishtina s’do të zvarriste për kaq vjet përmbushjen e obligimeve që dalin nga Marrëveshja e parë e Brukselit. Asociacioni s’do të jetë siç Besnik Bislimi ose Albin Kurti do të donin, por do të formohet sipas asaj që është nënshkruar në Bruksel”, ka deklaruar Petkoviq, raporton “Kosovo-Online”.

Më herët gjatë ditës, zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, para eurodeputetëve u shpreh se në kuadër të propozimit evropian për çështjen e Asociacionit janë tri kushte kryesore.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së se nuk mund të ketë fuqi ekzekutive, siç është thënë në letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogherini, ia kishte dërguar atëbotë kryeministrit të Kosovës. Së treti, që Asociacioni të mos paraqesë nivelin e tretë të pushtetit”, ka thënë Bislimi.

Kryeministri Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, një natë më parë në Bruksel u deklaruan se janë pajtuar për përmbajtjen e propozimit evropian, ndërsa nuk ka pasur nënshkrime. Kurti ka thënë se ishte i gatshëm ta nënshkruante planin, por s’e ka bërë këtë pasi është refuzuar nga Vuçiqi.

Bislimi jep sqarimet: Do të jetë një OJQ, nuk ka Asociacionin që nënkupton autonomi territoriale

Gjithashtu lexoni:

Hoti: Kuvendi i jashtëzakonshëm nuk është kundër askujt, por për një LDK më të fortë

Pacolli dhe Maqedonci bashkojnë forcat për një Kosovë më të pastër

Shefi i asamblistëve të LVV-së ngre alarmin: KfW po shqyrton tërheqjen nga projekti i zgjerimit të Termokosit

Konstituimi i Kuvendit, Haxhiu thërret në takim liderët e partive politike

Kurti: Pesë marrëveshje me Francën forcojnë partneritetin dypalësh

Kosova News 28/02/2023 28/02/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
28°C
Pristina
scattered clouds
28° _ 27°
43%
4 km/h
Tue
26 °C
Wed
33 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Drejtuesit e KFOR-it dhe të NATO-s diskutojnë për sigurinë në Kosovë
21:29 -28/07/2026
Pacolli kërkon përgjegjësi nga Komuna e Prishtinës pas vdekjes së 26-vjeçarit nga rrëzimi i vinçit
20:27 -28/07/2026
Sveçla, pas vizitës në Zubin-Potok: Nuk do të ndalemi deri në gjetjen e trupit të fundit
20:21 -28/07/2026
Pas tragjedisë, Komuna e Prishtinës kërkon respektimin e masave të sigurisë
20:17 -28/07/2026
Instituti i Mjekësisë Ligjore: Mbetjet mortore në Zubin-Potok janë të njerëzve, puna do të vazhdojë
19:41 -28/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?