KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, arrestohen tre burra e një grua
Siguri

Pesë raste të dhunës në familje gjatë 24 orëve të fundit, arrestohen tre burra e një grua

Kosova News
Kosova News 10:32 -04/07/2024
Shpërndaje
Shpërndaje

Policia e Kosovës (PK) përmes raportit 24 orësh ka bërë të ditur se brenda një dite janë raportuar pesë raste të dhunës në familje në Prishtinë, Fushë-Kosovë, Kaçanik, Pejë dhe Malishevë. Lidhur me këto raste janë arrestuar tre burra dhe një grua.

Sipas Policisë, një grua është arrestuar të mërkurën në Prishtinë nën dyshimin se e ka sulmuar gruan e burrit.

“Prishtinë 03.07.2024 – 07:00. Viktima femër kosovare ka raportuar se është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër kosovare (ortakja e saj). Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Në Fushë-Kosovë raportohet se u arrestua një burrë nën dyshimin se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes.

“Fushë Kosovë 03.07.2024 – 21:41. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për arsye se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij. I dyshuari pas inicimit të rastit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, në Kaçanik thuhet se u arrestua një burrë nën dyshimin se vazhdimisht kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes.

“Kaçanik 02.07.2024 – 19:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti në vazhdimësi kishte ushtruar dhunë ndaj anëtarëve të familjes së tij. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, njofton Policia.

Sipas Policisë, një grua ka raportuar në Pejë se është sulmuar fizikisht nga babai i saj i cili gjendet në arrati.

“Pejë 03.07.2024 – 00:00. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se është sulmuar fizikisht nga babi i saj i dyshuari mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti. I dyshuari gjendet në arrati”, njofton Policia.

Në Malishevë raportohet se është arrestuar një burrë nën dyshimin se ushtroi dhunë fizike e psikike ndaj bashkëshortes. Viktima dhe fëijët janë dërguar në strehimore.

“Malishevë  01.07.2024 – 18:30. Më 03.07.2024 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar,  për arsye se i njëjti vazhdimisht kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij viktimës shtetase e Shqipërisë. Viktima pas trajtimit mjekësor së bashku me fëmijët është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu lexoni:

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Dy persona theren me thikë, të dyshuarit në arrati në Pejë

Tentoi të ikte në Serbi, arrestohet i kërkuari për tentim vrasje e fajde

Kosova News 04/07/2024 04/07/2024
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Tue
33 °C
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
BE-ja sërish kërkon pezullimin e rrënimeve afër liqenit të Ujmanit
18:39 -04/08/2026
Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut
18:32 -04/08/2026
Përurohet rehabilitimi i kanalit të Ibër-Lepencit prej 18 milionë euro, Kurti: Investim strategjik për mbrojtjen e kanalit dhe sigurinë ujore të vendit
16:37 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?