KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet rinovimi i shkollës në Terstenik të Drenasit me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga ShBA-ja
Arsim

Përurohet rinovimi i shkollës në Terstenik të Drenasit me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga ShBA-ja

Kosova News
Kosova News 17:14 -17/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot është promovuar rinovimi i shkollës “Zenel Hajdini” në Terstenik të Drenasit, me vlerë rreth 500 mijë euro, donacion nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në ceremoni të pranishëm ishin ambasadori Jeff Hovenier, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, nënkoloneli amerikan Conley, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, arsimtarë, prindër e nxënës.

Lladrovci i shprehu mirënjohje ambasadorit Hovenier dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ju keni bërë një vepër të madhe humane për komunën tonë dhe këtë ne nuk e harrojmë. Ashtu sikur nuk i harrojmë miqtë e ditëve të rënda kur popullit të Kosovës i kanosej zhdukja”.

I pari i Drenasit ka thënë se janë shumë krenar me arritjet në arsim si në nivel vendi ashtu edhe në nivelin ndërkombëtar.

“Nxënësit tanë bëjnë pjesë në takimet e “Euroscola” të Bashkimit evropian, si të vetmit nxënës të shkollave jashtë Bashkimit Evropian. Në komunën tonë, ne marrim shembull nga demokracia amerikane dhe qeverisja jonë lokale përbëhet nga 50% gra drejtoresha dhe 35% e shkollave udhëhiqen po ashtu nga gratë drejtoresha”.

Lladrovci tutje ka shtuar se do të punojnë shumë, për të vazhduar si komuna me performancën më të mirë komunale në vend.

“Ne, vazhdojmë punët për mirëqenien e qytetarëve, duke qenë të vetëdijshëm për të kaluarën tonë dhe të ardhmen e qytetarëve, brenda vlerave demokratike, euro-atlantike. Ne jemi përjetësisht mirënjohës për krejt çka keni bërë dhe po bëni për ne. Ju faleminderit Ambasador Hovenier. Faleminderit nënkolonel Conley. Faleminderit Popullit amerikan! Ne dhe Kosova jemi të bekuar me miqësinë Tuaj”, ka deklaruar tutje Lladrovci.

Gjithashtu lexoni:

MASh diskuton me drejtorë komunalë të arsimit për hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

MASh ndan 100 bursa për nxënësit e Arsimit Profesional, aplikimi hapet deri më 1 tetor

Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit

Rreth 300 studentë nga vende të ndryshme të botës i bashkohen Universitetit Veror në Prishtinë

MASh fillon hartimin e Strategjisë së Arsimit 2035+

Kosova News 17/10/2023 17/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
16°C
Pristina
clear sky
16° _ 16°
58%
Fri
27 °C
Sat
33 °C
Sun
28 °C
Mon
30 °C
Tue
23 °C

Lajmet e Fundit

Bogujevci në Panairin e Librit “Presheva 2026”: Libri, urë që na afron
22:54 -09/07/2026
Rexhaj: Është koha për institucione, qytetarët s’kanë kohë për të humbur
22:32 -09/07/2026
Francë – Marok, formacionet zyrtare
21:49 -09/07/2026
Arrestohen dy persona në Prishtinë
21:26 -09/07/2026
Berisha: Rama po ndërhyn në Kosovë dhe në Greqi
20:22 -09/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?