KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Përurohet busti i bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës në Malishevë
Kulturë

Përurohet busti i bilbilit të Kosovës, Nexhmije Pagarushës në Malishevë

Kosova News
Kosova News 15:25 -21/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Sot në fshatin Pagarushë të Komunës së Malishevës, u përurua busti i Bilbilit të Kosovës, Mbretëreshës së këngës shqipe, apo primadonës së melosit popullor shqiptar, Nexhmije Pagarushës.

Në këtë ceremoni të organizuar nën përkujdesjen e Kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati dhe në bashkëpunim me komunitetin e fshatit Pagarushë, morën pjesë edhe Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi, personalitete të shumta kulturës dhe artit, deputetë të Kuvendit të Kosovës dhe qytetarët të shumtë nga Pagarusha, Malisheva dhe mbarë trojet shqiptare, të cilët paraprakisht kanë bërë nderime tek varri i saj dhe më pas e kanë përuruar bustin, për të vazhduar me një koncert në Malishevë, me artistë të njohur të skenës së muzikës shqiptare.

Në fjalën e rastit, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, fillimisht i ka falënderuar të gjithë për pjesëmarrje, si dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e parkut dhe bustit për të madhen Nexhmije Pagarusha.

Më pas kryetari Kastrati, ka folur për mbretëreshën e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, për vlerat e saj artistike dhe kombëtare, për dashurinë e saj ndaj vendlindjes dhe mbi të gjitha për vlerat e zërit të saj, që vendlindjes i dha përmasa ndërkombëtare. “Iniciator për ndërtimin e këtij busti, ishte ambasadori shqiptar, Qemal Minxhozi, ndërsa donator kryesor ishte mërgimtari Enver Kryeziu, për të vazhduar me përkrahjen e pakursyer të mërgatës sonë, të komunës dhe në fund për tu punuar ky bust nga duart e skulptorit Agon Qosa”, ka kryetari Kastrati, i cili më pas foli për jehonën dhe vlerat e këngëve të kënduara nga “Bilbili i Kosovës”, Nexhmije Pagarusha, vlera të cilat bënë muzika shqipe dhe zëri i saj, të marrin përmasa botërore.

Edhe ambasadori Minxhozi, në fjalën e tij, foli për takimet që kishte me “Mbretëreshën e muzikës shqiptare”, Nexhmije Pagarusha, për dashurinë që ajo kishte për vendlindjen. “Ne sot, e vizituan Pagarushën, së bashku me Nexhmijen, tashmë në bronz. Nexhmija është ikona e muzikës shqiptare, që artin shqiptar e bëri ti njohur në gjithë botën”, ka thënë mes tjerash ambasadori Minxhozi në fjalën e rastit.

Fjalime kanë mbajtur edhe kryesuesi i KK të Malishevës, Argjend Thaçi, përfaqësuesi i komisionit nga fshati Pagarushë, Nysret Kryeziu dhe familjarë të zonjës së madhe shqiptare, Nexhmije Pagarusha.

Sot bëhet përurimi i bustit të bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarushës

Gjithashtu lexoni:

Po avancojnë punimet për ndërtimin e Shtëpisë së Kulturës në Kishnicë

I jepet lamtumira e fundit Koço Qendros, ikonës së teatrit shqiptar

Sunny Hill Festival 2026 zbulon programin e plotë: Prishtina bëhet gati për tri ditë muzikë botërore

Vdes aktori shqiptar, Koço Qendro

Kurti në Galerinë e Fakultetit të Arteve për ekspozitën “When Light Pauses”

Kosova News 21/10/2023 21/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
26°C
Pristina
overcast clouds
26° _ 24°
45%
6 km/h
Thu
27 °C
Fri
30 °C
Sat
34 °C
Sun
30 °C

Lajmet e Fundit

Ballkani barazon në ndeshjen e parë me Connah’s Quay Nomads në Uellsi
22:55 -08/07/2026
ShBA-ja sulmon sërish Iranin
22:42 -08/07/2026
Kurti: Kosova përfiton 206.4 milionë euro nga fondet e BE-së
22:00 -08/07/2026
Lëvizja për Demokraci thirrje për mosregjistrim në Universitetin e Ferizajt, akuza ndaj rektorit dhe stafit
21:29 -08/07/2026
Rizvanolli dhe Karakaç diskutojnë për prioritetet e përbashkëta në sektorin e energjisë
21:22 -08/07/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?