KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
KosovaNewsKosovaNews
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
Search
  • Politikë
  • Siguri
  • Ekonomi
  • Shëndetësi
  • Arsim
  • Kulturë
  • Sport
  • Rajon
  • Botë
  • Opinion
  • Tjera
    • Auto
    • Teknologji
    • Kuriozitete
Follow US
© KOSOVANEWS ||Made by V͟I͟R͟A͟L͟ D͟i͟g͟i͟t͟a͟l͟
Home » Perteshi: Ekziston potenciali për një sulm tjetër në veri, institucionet të rrisin vigjilencën
PolitikëSiguri

Perteshi: Ekziston potenciali për një sulm tjetër në veri, institucionet të rrisin vigjilencën

Kosova News
Kosova News 18:59 -13/10/2023
Shpërndaje
Shpërndaje

Ekziston potenciali dhe mbështetja nga shteti i Serbisë për grupet paramilitare për të organizuar një sulm tjetër në veri, ka thënë Skender Perteshi nga Qendra Kosova për Studime të Sigurisë, duke shtuar se institucionet e Kosovës duhet të rrisin vigjilencën në atë pjesë të vendit.

Më 24 shtator, në Banjskë të Zveçanit, Policia e Kosovës parandaloi një sulm që u vlerësua masiv në bazë të arsenalit të armëve të kapura. Gjatë të shtënave, vdiq rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku. U arrestuan disa anëtarë të grupit paramilitar serb që morën pjesë në sulm.

Në një intervistë në KTV Perteshi ka thënë se përveç institucioneve të Kosovës, edhe ndërkombëtarët duhet t’ia tërheqin vërejtjen Serbisë për planifikimet e tilla.

“Nuk është befasi asgjë që vjen nga Serbia, qoftë nga shteti apo grupet paramilitare. Institucionet e parandaluan një sulm masiv muajin e kaluar. Këtë humbje nuk do ta pranojë aq lehtë Serbia. Rreziku, potenciali, logjistika dhe mbështetja për grupet paramilitare vazhdon nga shteti i Serbisë. Nuk mund të mohohet se ka planifikimet për sulme prapë në atë pjesë. Institucionet duhet të bëjnë punën e tyre në atë pjesë, të bashkëpunojnë me KFOR-in që të parandalohen sulme të tilla. Potenciali për një sulm të tillë prapë ekziston. Institucionet duhet të rrisin vigjilencën në atë pjesë dhe të mbrojnë qytetarët tanë serbë atje”, ka thënë ai.

Perteshi ka vlerësuar se arrestimi i Milan Radoiçiqit, organizatorit të sulmit në Banjskë, nga autoritetet në Serbi është gjithçka propagandë dhe fabrikim.

Sipas Perteshit, pjesa e sigurisë në veri është përgjegjësi e KFOR-it. Dhe ai konsideron se ka qenë dështim i misionit të NATO-s moszbulimi i planifikimit të këtij sulmi.

“KFOR-i është një garantues i sigurisë. Ka qenë një lloj dështimi i KFOR-it që nuk ka arritur të identifikojë planin e atij grupi kriminal. Duhet të rritet edhe niveli e gatishmëria e KFOR-it për të parandaluar sulme të tilla. Menaxhimi i situatës në veri ka qenë e drejtë e Policisë, por gjithë ai arsenal armësh ka qenë përgjegjësi dhe dështim i KFOR-it”, ka shtuar ai.

Perteshi ka propozuar që Qeveria të ndërpresë komplet bashkëpunimin me Listën Serbe, pasi këta të fundit kërkuan sot të shpallen zgjedhjet e reja në veri.

“KQZ-ja duhet të japë një opinion nëse do t’i lejohet pjesëmarrja në zgjedhje atyre”, ka thënë Perteshi.

Gjithashtu lexoni:

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara

Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në

Nis takimi ndërmjet Kurtit dhe Abdixhikut

Muja: Në mostrat e qumështit UHT të “Vitës” është konstatuar prania e vajit të palmës dhe qumështit pluhur

Prokuroria njofton se hetimet për mbetje mortore në Zubin-Potok po vazhdojnë në lokacionin e tretë

Kosova News 13/10/2023 13/10/2023
Shpërndaje
Facebook Whatsapp Whatsapp Email Copy Link Print
- Reklamë -
Ad image
Moti
33°C
Pristina
clear sky
33° _ 31°
23%
2 km/h
Wed
34 °C
Thu
35 °C
Fri
36 °C
Sat
35 °C

Lajmet e Fundit

Abdixhiku: Takimi ishte konstruktiv, do të vazhdojmë përpjekjet që në ditët në vijim të zhvillojmë diskutime më të thelluara
21:42 -04/08/2026
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Nuk kemi arritur marrëveshje me LDK-në
21:39 -04/08/2026
Humbën rrugën në malin e Çikës, nis operacioni i kërkim-shpëtimit për dy turistë në Shqipëri
20:35 -04/08/2026
BE-ja, 100 milionë euro për Shqipërinë
19:51 -04/08/2026
Prokuroria: Radojeviqi bashkë me të tjerë fshehën trupat e 23 viktimave në dy varreza
19:22 -04/08/2026
Follow US
IMPRESSUM:

KOSOVA NEWS - portal i pavarur informues e hulumtues

BOTUES: KosovaNews sh.p.k. (NUI: 811928152)

Drejtor e kryeredaktor: Jeton Sopa. Gazetare: Beslinda Rexhepi.

Tel: 038 600 149, WA: +38346100004.

E: [email protected]

ADRESA: Rr. Rexhep Mala nr. 18/1 ° Prishtinë, 10060 ° RKS

MARKETING & PARAPAGIM:

Banner ° Reklamë ° Video produkcion

Parapagim: Pako 1 ° Pako 2

Shkruani në: [email protected]

LLOGARITË BANKARE:

1. TEB Bank Sh.A. (Kosovë)

Acc: Kosovanews shpk

No: 2011 0002 1188 9556

2. PaySera (EU, SEPA)

Acc: Kosovanews

No: LT273500010018388807

SWIFT: EVIULT2VXXX

Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?