Sot u përkujtua 26 vjetori i vrasjes makabre të 11 civilëve shqiptarë në fshatin Dragaqinë të Komunës së Suharekës.
Më 21 prill 1999, në fshatin Dragaqinë të Therandës, forcat e armatosura të Serbisë torturuan 11 civilë shqiptarë kryesisht pleq duke i hedhur të gjallë në pus (bunar) dhe pastaj pusin e mbushën me mbetje ndërtimore.
Vendin e rënies e vizitoi deputeti i Vetëvendosjes Salih Zyba me bashkëpuntorë duke kujtuar sakrificën dhe dhembjen që përjetoi populli ynë për lirinë që e gëzojmë.

Homazhet u bënë edhe te varrezat e martirëve ku morën pjesë deputetët e zonës Salih Zyba dhe Enver Hoxhaj si dhe kryetari i Komunës së Suharekës Bali Muharremaj
Trupat e 11 burrave shqiptarë, më i riu ishte 49 vjeç e më i moshuari 91 vjeç u gjetën pas luftës, rastësisht, kur pronari i pusit kishte filluar të pastroj pusin.
